Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200 fermerë në qarkun e Korçës kanë aplikuar për të përfituar subvencione në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, duke e renditur qarkun ndër zonat me numrin më të lartë të aplikimeve në vend.

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) Korçë, Vullnet Gjolla, bëri të ditur se interesi më i madh i fermerëve është përqendruar te skemat me pagesa direkte, veçanërisht për mbështetjen e sipërfaqeve të mbjella, si dhe te masat për sektorin e blegtorisë.

“Vetëm në qarkun e Korçës kemi pasur rreth 7 200 aplikime. Interesi më i madh ka qenë për skemën që mbështet pagesat për sipërfaqen e tokës, ndërsa kërkesa të shumta janë paraqitur edhe për skemat e blegtorisë, si ato për gjedhët e imta dhe bletarinë”, tha Gjolla.

Sipas tij, fermerët kanë shfaqur interes edhe për masat e investimeve, të cilat synojnë modernizimin e fermave dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor.

Gjolla theksoi se specialistët e AREB Korçë kanë asistuar fermerët gjatë gjithë procesit të aplikimit, ndërsa në qark janë përgatitur mbi 160 dosje për skemat e investimeve.

Pas përfundimit të fazës së aplikimeve, institucionet përgjegjëse do të vijojnë me shqyrtimin e dosjeve dhe verifikimin e përmbushjes së kritereve, përpara disbursimit të mbështetjes financiare për fermerët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale...

LIVE PAFOS-DINAMO/ Gola dhe tension në Qipro, blutë e mbyllin në kontroll të plotë pjesën e parë

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo po luan...

LIVE NGA OSLO / LILLESTRØM–EGNATIA/ Festë shqiptare në Norvegji, Egnatia mbyll pjesën e parë në avantazh

OSLO, NORVEGJI  , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia po...