ZAMBIA ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Zëvendëspresidentja e Zambisë, Mutale Nalumango, ka shpëtuar pa lëndime pasi helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua gjatë një turneu elektoral në verilindje të vendit.
Ngjarja ndodhi pranë qytetit Nakonde, ndërsa në bord ndodheshin tetë persona. Sipas zëvendëspresidentes, helikopteri u rrëzua vetëm një ose dy minuta pasi ishte ngritur në fluturim.
“Menjëherë pas ngritjes, një ose dy minuta më vonë, ai u rrëzua. Ishim tetë veta në bord dhe të gjithë jemi mirë”, tha Nalumango në një intervistë për televizionin online Diamond TV.
Pas incidentit, 71-vjeçarja iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe, sipas qeverisë, nuk ka pësuar lëndime. Edhe shtatë personat e tjerë që ndodheshin në helikopter dolën pa dëmtime serioze.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë helikopterin e bardhë të përmbysur, pasi dyshohet se u përplas me një pemë menjëherë pas ngritjes

