KINË ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Të paktën 28 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh që përfshiu një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang, në provincën Fujian të Kinës juglindore.
Dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shpëtuar personat e bllokuar brenda ndërtesës.
Zjarri shpërtheu rreth mesditës në një fabrikë shumëkatëshe këpucësh në Jinjiang. Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, disa persona mbetën të bllokuar në çati, ndërsa videot e publikuara nga vendngjarja tregojnë njerëz që vareshin nga godina dhe hidheshin për t’i shpëtuar flakëve.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se bilanci paraprak i viktimave ka arritur në 28 të vdekur, vetëm pak orë pasi Presidenti i Kinës, Xi Jinping, foli për “viktima të rënda”.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë flakë që përfshijnë të gjithë fabrikën, ndërsa re të dendura tymi të zi ngrihen mbi ndërtesë. Në çati shihen disa persona të bllokuar, të rrethuar nga tymi

