Një apel për jetën ,Artemisa Sula nga qyteti i Cërrikut, 30 vite luftë me sëmundjet ,sot ka nevojë për ndihmën e të gjithëve

CËRRIK ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Historia e 30-vjeçares Artemisa Sula nga qyteti i Cërrikut është një histori që nuk lexohet thjesht me sy, por ndihet me zemër. Është historia e një vajze që në vend të një fëmijërie të lumtur ende pa mbushur tre vjeçe , njohu korridoret e spitaleve .Në vend të planeve për të ardhmen më pas u përball me diagnoza të rënda .Në vend të një jete normale, zhvilloi betejën më të vështirë ,betejën për të mbijetuar.

Artemisa Sula jeton së bashku me prindërit e saj, Mynevere dhe Tefik Sula, të cilët prej tre dekadash nuk janë ndarë asnjë ditë nga vajza e tyre. Që në moshën dy vjeç e gjysmë, ajo nisi të përballej me probleme të shumta shëndetësore. Çdo herë që dukej se një sëmundje po mposhtej, një tjetër, edhe më e rëndë, shfaqej duke i vështirësuar edhe më shumë jetën.

Pavarësisht dhimbjeve të vazhdueshme, vizitave të panumërta mjekësore dhe trajtimeve të gjata, Artemisa Sula nuk u dorëzua kurrë. Me sakrifica , por me një forcë të jashtëzakonshme vullneti dhe me mbështetjen e prindërve, ajo arriti të përfundonte arsimin e mesëm. Por edhe shkolla për të nuk ishte një rrugëtim i zakonshëm. Përveç sfidave që i sillte shëndeti, ajo u përball edhe me bullizim, paragjykime, përbuzje e mëshirë, plagë që lëndojnë po aq sa sëmundja.

Megjithatë, ajo nuk reshti së besuari se një ditë do të mund të ndërtonte jetën që ëndërronte.

Fatkeqësisht, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm. Problemet u shtuan njëri pas tjetrit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e studimeve dhe realizimin e ëndrrave të saj. Vitet e fundit, pas komplikacioneve të shumta, Artemisa Sula përfundoi në karrocë, duke humbur edhe lirinë e lëvizjes.

Prindërit e saj tregojnë mes lotësh se nuk kanë lënë spital, mjek apo mundësi pa provuar. Kanë trokitur në çdo derë me shpresën se dikush do t’i jepte vajzës së tyre një mundësi për të jetuar më mirë. Por çdo përpjekje ka sjellë vetëm shpenzime të mëdha, ndërsa familja është varfëruar deri në pamundësi.

“Na kanë këshilluar ta dërgojmë jashtë vendit për trajtim. Na kanë sygjeruar edhe një nga spitalet e Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem në Turqi ,por ne nuk kemi as shtëpi, as të ardhura dhe jo mundësi për të përballuar kostot e kurimit të vajzës atje. Jemi njerëz të moshuar dhe të sëmurë. I lutemi çdo shqiptari që ka mundësi të na ndihmojë. Nuk kërkojmë mrekulli, kërkojmë vetëm një shans për vajzën tonë”, shprehen me zërin që u dridhet Mynevere dhe Tefik Sula.

Një nga problemet e thera shëndetësore më serioze me të cilat po përballet Artemisa Sula është dyshimi klinik për Lichen Sclerosus Atrophicus, një gjendje që kërkon ekzaminime dhe trajtim të specializuar, përtej mundësive ekonomike të familjes.

Edhe vetë Artemisa Sula me një qetësi që fsheh dhimbje të pafundme, bën një lutje të thjeshtë, por rrëqethëse:

“Unë nuk dua të dorëzohem. Dua të jetoj. Dua të kem një mundësi si çdo njeri tjetër. Nuk dua që jeta ime të mbarojë vetëm sepse prindërit e mi janë të varfër dhe nuk kanë mundësi të më kurojnë.”

Kjo nuk është thjesht historia e një familjeje nga Cërriku që vuan. Është një apel për ndërgjegjen e secilit prej nesh që mundet të ofrojë një ndihmë . Ndonjëherë, një kontribut sado i vogël, një ndarje e këtij apeli ose një dorë e shtrirë në kohën e duhur mund të bëjë diferencën mes shpresës dhe dëshpërimit.

Le të bashkohemi për Artemisa Sulën 30 vjeçe  nga qyteti i Cërrikut. Le të tregojmë se humanizmi dhe solidariteti janë ende vlera që jetojnë mes nesh. Askush nuk duhet ta humbasë betejën për jetën vetëm për shkak të pamundësisë ekonomike.

Sot, Artemisa Sula nuk kërkon mëshirë. Ajo kërkon një shans. Një mundësi për të vazhduar të jetojë. Dhe ndoshta, me ndihmën e njerëzve me zemër të madhe, kjo mundësi mund të bëhet realitet.

Konktakt : Mynevere Sula /+355 68 505 8207 , Lagja nr 3 ,Cërrik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëzohet helikopteri me zëvendëspresidenten e Zambias në bord, të tetë personat shpëtojnë mrekullisht

ZAMBIA ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Zëvendëspresidentja e Zambisë, Mutale...

Koncerti i Kanye West në Kashar në 11 Korrik, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

TIRANË ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Në kuadër të koncertit...