Nis Shkolla Verore për Mësuesit e Diasporës, bashkëpunim mes Universitetit të Elbasanit dhe UBT-së për forcimin e arsimit shqip jashtë vendit

ELBASAN ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Ka nisur zyrtarisht Shkolla Verore për Mësuesit e Diasporës, një nismë e përbashkët e Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe UBT, e cila synon të mbështesë dhe fuqizojë mësuesit që japin mësim në gjuhën shqipe në komunitetet shqiptare anembanë botës.

Me rastin e hapjes së këtij programi, Rektorja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ,Prof,Dr Elvira Fetahu dhe Prof .Dr Edmond Hajrizi ,Rektori i UBT-së përcollën një mesazh të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në shërbim të arsimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në diasporë.

Sipas mesazhit, kjo nismë përfaqëson një dëshmi konkrete të përkushtimit të dy universiteteve për të mbështetur mësuesit e diasporës, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre luajnë një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj që jetojnë jashtë trojeve shqiptare.

Programi i Shkollës Verore është konceptuar mbi modele bashkëkohore të zhvillimit profesional dhe përfshin një kombinim të ekspertizës pedagogjike me teknologjitë moderne të mësimdhënies. Pjesëmarrësit do të trajnohen mbi përdorimin e metodave inovative në klasë, mësimin në distancë, si dhe aplikimin e inteligjencës artificiale në procesin edukativ, duke u pajisur me njohuri dhe aftësi që i përgjigjen sfidave të arsimit modern.

Një tjetër element i rëndësishëm i programit është krijimi i një rrjeti bashkëpunimi mes mësuesve shqiptarë nga vende të ndryshme të botës. Përmes shkëmbimit të përvojave, praktikave më të mira dhe ideve inovative, synohet forcimi i cilësisë së mësimdhënies dhe krijimi i urave të reja të bashkëpunimit mes institucioneve arsimore shqiptare dhe komuniteteve të diasporës.

Organizatorët vlerësojnë se kjo shkollë verore nuk është vetëm një program trajnimi, por edhe një investim afatgjatë për të ardhmen e arsimit shqip jashtë vendit. Ajo synon të forcojë lidhjet mes universiteteve shqiptare dhe mësuesve të diasporës, duke kontribuar në ruajtjen e gjuhës amtare dhe trashëgimisë kulturore shqiptare për brezat që po rriten larg atdheut.

Me moton se “së bashku ndërtojmë ura bashkëpunimi për një arsim më cilësor, më inovativ dhe më pranë komuniteteve shqiptare kudo në botë”, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe UBT riafirmojnë angazhimin e tyre për të mbështetur arsimin shqip dhe për të forcuar lidhjet akademike mes Shqipërisë, Kosovës dhe diasporës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aurel Bylykbashi: “Rama po blen kohë, PD duhet të nisë aksionin politik tani”

VLORË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtuesi Politik i Partisë...

20 vjet pa Pjetër Arbnorin, njeriun që nuk e mposhti dot burgu as diktatura, por nuk e tjetërsoi as tranzicioni

Nga Albert Vataj TIRANË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Sot, më...