Taulant Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajn do të përfundoni si dasmë lagjeje

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla publikoi në rrjetet sociale një foto nga protesta e sotme përpara Kryeministrisë.

Në postimin e tij, Balla ironizoi organizimin e protestës dhe bashkëpunimin mes figurave të opozitës, duke përmendur drejtuesit e disa forcave politike.

“Ju thashë po latë Saliun, me kone Shehajn, Lapajn dhe Qorrin do përfundoni në dasëm lagjeje, s’më besuat”, shkruan Balla, duke iu referuar numrit të ulët sipas tij të pjesëmarrësve në protestën e sotme.

Protesta kundër investimit të parashikuar në Zvërnec, ka hyrë sot në ditën e saj të 38-të. Qytetarët u mblodhën si fillim në sheshin “Skënderbej”, për t’u pozicionuar më pas përpara godinës së Kryeministrisë ku u mbajtën fjalimet e rastit nga organizatorë dhe qytetarë të ndryshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...