Aplikimi për në universitete në tre raunde, procesi nis në 27 korrik

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/ -Maturantët që synojnë të vijojnë studimet e larta në universitetet shqiptare do të kenë mundësi të aplikojnë në portalin U-Albania nga 27 korriku deri më 1 gusht 2026, që është edhe raundi i parë i aplikimit.

Procesi i aplikimit do të zhvillohet në tre raunde, duke nisur me pagesën e tarifës dhe më pas me përzgjedhjen online të 10 programeve të studimit, sipas kalendarit zyrtar të publikuar për vitin akademik 2026–2027.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha  se “ky proces nis me pagesën e tarifës së aplikimit për në universitet prej 2 000 lekësh, e cila ka filluar të kryhet nga 3 korriku dhe do të vijojë deri më 24 korrik”.

“Pas datës 20 priten të na vijnë të dhënat, që është pjesa e notave për tre vitet e gjimnazit dhe notat e maturës. Nga data 21–22, maturantët deri më datën 27 do të kenë akses për të parë të dhënat e tyre në portal, me fillimin e procesit të aplikimit më 27, që është data kur nis procesi dhe vijon për gjashtë ditë, siç ka qenë çdo vit”, tha Xhelaj.

Xhelaj sqaroi se “nga 27 korriku deri më 1 gusht do të kryhet raundi i parë i aplikimit online për zgjedhjen e 10 programeve të studimit. Ndërsa më 22 gusht do të publikohet renditja e aplikantëve në U-Albania”.

Sipas tij, raundi i dytë i aplikimeve nis me pagesën e tarifave më 30 gusht deri më 17 shtator,  ndërsa aplikimi për përzgjedhjen e 10 programeve të studimit do të kryhet nga 15 -17 shtator dhe më pas në 23 shtator do të publikohet renditja e aplikantëve në U-Albania.

Xhelaj informoi se maturantët mund të aplikojnë nga çdo kompjuter, pikë interneti në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë.

“Mjafton që të kesh idetë e qarta, sepse pas mbylljes së procesit, në momentin që e ke konfirmuar aplikimin, nuk mund të rikthehesh mbrapa për të bërë një aplikim tjetër. Pas mbylljes së procesit të aplikimit, për ata maturantë që kanë aplikuar në degë që kanë konkurs, duhet të bëjnë shumë kujdes dhe të shikojnë datat e shpalljes së konkursit”, tha Xhelaj.

Çdo maturant pas kryerjes së regjistrimit në degën përkatëse ka të drejtën e çregjistrimit më 9 shtator nga raundi i parë dhe më 5 tetor nga raundi i dytë.

Raundi i tretë i aplikimit për maturantët fillon nga datat 8 tetor deri më 21 tetor 2026.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

SPAK dërgon për gjykim 15 persona, zbardhet rrjeti që trafikoi mbi 8 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës

TIRANË ,9 korrik 2026/Albania Express News/-SPAK ka përfunduar hetimet...

Taulant Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajn do të përfundoni si dasmë lagjeje

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i grupit...

Festë për Xhakën me shokë në Vancouver, Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale

BOTËRORI 2026 ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...