Veliaj kërkon lirimin e menjëhershëm, mbrojtja: Gjykata e Lartë të ndryshojë masën e sigurisë dhe ta nxjerrë nga kafazi i xhamit

TIRANË ,8 korrik 2026/Albania Express News /-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij, pa e kthyer çështjen për rigjykim në gjykatat më të ulëta.

Siç raporton Anila Hoxha, në argumentet e paraqitura në kërkesën për rishqyrtim, mbrojtja pretendon se çështja është kryesisht juridike dhe kushtetuese, ndaj Gjykata e Lartë ka kompetencën ta zgjidhë përfundimisht, pasi nuk nevojiten prova të reja apo rivlerësim i fakteve.
Sipas mbrojtjes, gjykata duhet të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” vazhdon të jetë e domosdoshme dhe proporcionale, nëse rreziqet procedurale janë argumentuar konkretisht dhe nëse janë shqyrtuar seriozisht masa alternative të sigurisë.

Në kërkesë ngrihet edhe çështja e mbajtjes së Veliajt në kafazin prej xhami gjatë seancave gjyqësore. Mbrojtja argumenton se kjo praktikë cenon dinjitetin njerëzor dhe bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë, duke kërkuar nxjerrjen e tij nga “kafazi” gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore.
Një tjetër argument lidhet me mandatin e kryebashkiakut. Sipas mbrojtjes, Veliaj është zgjedhur për një mandat katërvjeçar, nga qershori 2023 deri në qershor 2027, dhe vijimi i arrestit po e bën praktikisht të pamundur ushtrimin e detyrës. Kjo, sipas saj, nuk prek vetëm lirinë personale të Veliajt, por edhe të drejtën e qytetarëve që kanë votuar për përfaqësuesin e tyre.
Mbrojtja paralajmëron se kthimi i çështjes për rishqyrtim në shkallët më të ulëta do të sillte vonesa të tjera procedurale, duke rrezikuar që çdo vendim përfundimtar të jepej pasi një pjesë e konsiderueshme e mandatit të ishte konsumuar, çka do ta bënte të pamundur rikthimin efektiv të të drejtave të pretenduara si të cenuara.
Për këto arsye, mbrojtja i kërkon Gjykatës së Lartë të ushtrojë kompetencën e saj, të ndryshojë masën e sigurisë dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të Erion Veliajt.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

DRSHTRR Elbasan organizon sërish fushatën vullnetare të dhurimit të gjakut për pacientët në nevojë

ELBASAN ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Në bashkëpunim me Qendrën...

Aurel Bylykbashi: “Rama po blen kohë, PD duhet të nisë aksionin politik tani”

VLORË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtuesi Politik i Partisë...

20 vjet pa Pjetër Arbnorin, njeriun që nuk e mposhti dot burgu as diktatura, por nuk e tjetërsoi as tranzicioni

Nga Albert Vataj TIRANË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Sot, më...