Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Bregu i Fildishtë ka nisur me fitore fushatën në kampionatin botëror, duke mposhtur Ekuadorin me rezultatin minimal 1-0 në “Philadelphia Stadium”.

Pas një ndeshjeje tejet të ekuilibruar taktikisht, fati i takimit u vendos në frymën e fundit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Ekuadorin që u mbrojt mirë falë Moisés Caicedo-s në mesfushë dhe Bregun e Fildishtë që mbajti qarkullimin e topit. Në pjesën e dytë shkëlqyen portierët, veçanërisht Yahia Fofana i cili i mohoi një gol të sigurt ekuadorianit Gonzalo Plata.
Kur ndeshja po i drejtohej barazimit, skenën e mori Amad Diallo. Sulmuesi i Manchester United, i futur nga stoli në pjesën e dytë, shënoi golin e fitores në minutën e 90-të pas një krosimi të përsosur nga Wilfried Singo në krahun e djathtë. Me këtë fitore dramatike, Bregu i Fildishtë ngjitet në kuotën e 3 pikëve në Grupin E, duke barazuar Gjermaninë në krye dhe duke konfirmuar formën e lartë pas përgatitjeve të shkëlqyera.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

KORÇA ,15 qershor 2026/Albania Express News/Korça mirëpriti të premten...

Festival golash në Houston, Gjermania i shënon 7 herë debutuesve të Kurasaos dhe e nis Botërorin me tre pikë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Gjermania e ka nisur me një...