Pas protestave ne shesh, deputetja e qarkut Shkodër njofton largimin nga PS: Nga sot do jem e pavarur

SHKODËR ,14 qershor 2026/Albania Express News/Deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Ajo thekson se vlerat dhe idealet e saj kanë qenë të pandryshuara edhe para angazhimit politik, duke shtuar se ato përbëjnë kufirin e saj personal në jetën publike.
Koçeku ka qenë e para në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet e fundit, një pozicion që i dha asaj një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e kësaj force politike në zonë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse largimi i saj është formalizuar edhe zyrtarisht pranë strukturave të Partisë Socialiste dhe Kuvendit.
Statusi i plotë i Marjana Koçekut:
“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Festival golash në Houston, Gjermania i shënon 7 herë debutuesve të Kurasaos dhe e nis Botërorin me tre pikë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Gjermania e ka nisur me një...

Tragjike në SHBA, aeroplani rrëzohet menjëherë pas nisjes, humbin jetën 11 parashutistët dhe piloti

SHBA ,14 qershor 2026 /Albania Express News/Dymbëdhjetë persona humbën...