Zvicra surprizohet nga Katari, shpërdoron pafund dhe ndëshkohet në çastet e fundit të ndeshjes

BOTËRORI 2026/14 qershor 2026/Zvicra befasohet nga Katari në Santa Clara, duke u ndalur në barazim me shifrat 1-1 në një ndeshje që e dominoi nga fillimi deri në fund, por u surprizua në çastet finale.

Pavarësisht volumit të krijuar, skuadra e Granit Xhakës nuk arriti të shënonte më shumë, herë për gabimet e saja, e herë e dënuar nga fati.
Që në minutat e para Zvicra arriti të tregojë forcën kundrejt një kundërshtari modest dhe presingu e aksionet e krijuara u shpërblyen në të 17-ën.

Freuler pëson një faull nga ana e portierit dhe rrëzohet në zonë, me arbitrin, që nuk heziton të akordojë penallti për helvetët.
E merr përsipër Embolo, i cili nuk gabon dhe tund rrjetën e Katarit. Edhe pas golit Zvicra nuk e ndali ritmin, duke përmbyllur një pjesë të parë me shumë raste të krijuara.
Në fraksionin e dytë Zvicra e vazhdoi dominimin, por duke parë dobësitë e kundërshtarit, më së shumti u përpoq të ruajë avantazhin për të shpenzuar sa më pak energji.
Kjo mënyrë loje rezultoi e gabuar sepse në çastet e fundit Katari arriti të shënojë dhe të marrë pikën e parë në një Kampionat Botëror. Zvicra nga ana tjetër merr një goditje, por kualifikimi është i gjithi në lojë.
FORMACIONET ZYRTARE
Katari: Abunad; Oui, Miguel, Khoukhi, Al-Amin; Abdulsallam, Madibo, Laye; Junior, Abdurisag, Afif; Trajner: Julen Lopetegui;
Zvicra: Kobel; Elvedi, Akanji, Zakaria; Rodriguez, Xhaka, Freuler, Aebischer; Vargas, Embolo, Ndoye; Trajner: Murat Yakin;
REZULTATI LIVE
Katar-Zvicër 1-1
Embolo 16′, Khoukhi 90+3′
GOLAT E NDESHJES

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qeres.”

Nga Auron Tare TIRANË ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Dikur, një...

“Mokra N’Fest” mbyll edicionin e 7-të, mijëra vizitorë festojnë traditat dhe kulturën e Mokrës

POGRADEC ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Edicioni i 7-të i...

Krujë, zjarri në zonën malore mbi qytet: rrezik nga përhapja e flakëve, gatishmëri gjatë gjithë natës

TIRANË ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Një vatër zjarri vijon...