Grupi i Pëllumb Pilinçit u bashkohen në sheshin “Skënderbej”, qytetarët distancohen dhe nisin marshimin drejt Kryeministrisë

TIRANË ,13 qershor 2026/Albania Express News/Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në shesh me pajisje zanore dhe duke shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit e tjerë që janë mbledhur prej ditësh në Sheshin “Skënderbej” janë distancuar nga ky grup, ndërsa vijojnë grumbullimin e tyre me qëllim marshimin drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kryesorë i kanë kërkuar grupit të Pilinçit që të ulin volumin e fonisë deri në nisjen e marshimit, në mënyrë që të ruhet organizimi i protestës.

Nga ana e tyre, përfaqësues të grupit të Pilincit janë shprehur se kanë leje për zhvillimin e protestës, duke deklaruar gjithashtu se “prof. dr. Pilinçi është rrugës dhe pritet t’i bashkohet tubimit”.
Më pas, grupi i Pilinçit ka nisur fjalimet në shesh, ndërsa protestuesit e tjerë kanë vijuar marshimin e planifikuar drejt Kryeministrisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma Territoriale/ PD depoziton draftligjin, propozon 100 bashki dhe 12 qarqe

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Grupi Parlamentar i...

Reforma territoriale, Berisha nga Elbasani : Do të shtojmë të paktën 40 bashki

ELBASAN ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë...

Rama fjalim në Asamblenë e OKB-së: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...