Polemikat për 250-vjetorin e SHBA-së/ Trump kërkon medoemos spektakël, organizon ndeshje në kafazin e UFC përpara Shtëpisë së Bardhë

SHBA ,13 qershor 2026/Albania Express/Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të ndjekë të dielën një event të madh të arteve marciale të përziera (MMA) në Shtëpinë e Bardhë, ku një arenë e përkohshme e quajtur “The Claw” është ngritur në South Lawn për të pritur 14 luftëtarë elitarë të UFC-së.

Eventi, i quajtur “UFC Freedom 250”, organizohet në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Arena prej çeliku, 28 metra e lartë, është ndërtuar për të akomoduar rreth 4,000 spektatorë, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë pritet ta ndjekin përmes ekraneve gjigante në zonën pranë Shtëpisë së Bardhë.

BBC shkruan se Trump e ka cilësuar eventin si “shfaqjen më të madhe në tokë”, duke e paraqitur atë si një simbol të “shpirtit luftarak amerikan”.

Megjithatë, organizimi i një ndeshjeje UFC në rezidencën presidenciale ka shkaktuar reagime të forta. Kritikët argumentojnë se përdorimi i Shtëpisë së Bardhë për një spektakël sportiv me karakter të fortë komercial dhe politik është i papërshtatshëm.
Një grup opozitar ka paraqitur edhe një padi federale, duke e quajtur eventin “një keqpërdorim të thellë të monumenteve kombëtare”.
Ngjarja konsiderohet kulmi i marrëdhënies së gjatë mes Trump dhe presidentit të UFC-së, Dana White. Miqësia e tyre daton që nga viti 2001, kur Trump pranoi të organizonte evente të UFC-së në kazinonë e tij në Atlantic City, në një kohë kur sporti përballej me kundërshtime të forta politike dhe ndalime në shumë shtete amerikane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e 14-të e protestës, protestuesit kërkojnë rikthimin e Altin Dumanit: Merr frenat e SPAK-ut, fillo arrestimet sa më parë

TIRANË ,13 qershor 2026/Albania Express News/Tashmë ka përfunduar protesta...

Mungon vetëm firma! Trajneri kampion rikthehet në stolin e Azzurrëve

ITALI ,13 qershor 2026/Albania Express News/Roberto Mancini është gati...