Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i ndërtimeve, kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

TIRANË ,12 qershor 2026/Albania Express News/SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik lëndësh narkotike dhe pastrim parash në shuma të mëdha.

Gjatë operacionit janë lëshuar 20 masa sigurie. Ndër të arrestuarit është Orest Sota, ndërsa për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, të dyshuar për pastrim parash të grupit kriminal, është lëshuar masa sigurie “arrest me burg”. Të dy ndodhen jashtë vendit.
Artur Shehu është pronar i pjesës më të madhe të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz.

Ndërkohë, Ilir Shtufi është një nga biznesmenët më të njohur në fushën e ndërtimit, me lidhje mendohet se ka lidhje Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai ka realizuar disa projekte të mëdha në Tiranë.
Ndërkohë, në kërkim mbetet edhe Orgec Birçaj.
Orest Sota njihet për kapjen e tij më 1 nëntor 2017, kur u arrestua duke qarkulluar me një automjet që transportonte 863 mijë euro.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME