TIRANË ,12 qershor 2026/Albania Express News/SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me policinë e shtetit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, duke lëshuar 20 masa sigurie.
Sipas njoftimit, ky operacion ka si synim ekzekutimin e masave ndaj disa personave të përfshirë në pastrim të shumave të mëdha parash.
“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK.
Ndërkohë bëhet me dije se SPAK ka lëshuar masën arrest me burg për biznesmenët Orest Sota, Artur Shehu, Ilir Shtufi dhe Edmond Jaupaj.

