Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i madh i futbollit në planet nis zyrtarisht, duke hapur një kapitull të ri në historinë e Kupës së Botës.

Nga stadiumi legjendar Azteca në Meksikë, nën një mot të paqëndrueshëm mes diellit dhe reshjeve, e deri te finalja që do të luhet muajin e ardhshëm pranë Nju Jorkut, miliona tifozë në mbarë globin do të jetojnë 39 ditë plot emocione, shpresa, zhgënjime dhe momente që do të mbeten përgjithmonë në kujtesë.
Në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror ka performuar këngëtarja Shakira, në një duet me Burna Boy, me këngën himn të kampionatit botëror “Dai Dai”.

 

Shakira është rikthyer të performojë në Kupën e Botës pas plot 16 vitesh, kur shkëlqente me hitin “Waka Waka”.
Shakira dhe Burna Boy ndezën atmosferën në stadium, duke u shoqëruar edhe nga një grup këngëtarësh me një performancë spektakolare.

Performanca spektakolare u dhurua edhe nga këngëtarët Danny Ocean me këngën “Partidazo” dhe Belinda me hitin “Porella”.
Skenën e ndezi edhe këngëtari kolumbian J Balvin me disa nga këngët e tij më të ndjekura.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

“Independent”: Shqipëria në qendër të vëmendjes së turistëve për sezonin veror 2026

TIRANË, 11 qershor 2026/Albania Express News/- Shqipëria po shndërrohet...