Ka rënë apo jo “non grata” e Berishës? Ligji 7031 i Uashingtonit: Përjashtimet për interesin kombëtar të SHBA-ve, udhëtimet dhe hyrjet për arsye specifike

SHBA , 11 qershor 2026/Albania Express News/Departamenti Amerikan i Shtetit tha sot për Top Channel se ka bërë disa përjashtime nga sanksionimi non grata i kryetarit të Partisë Demokratike pesë vite më parë, por nuk e përmendi termin “non grata”.

Në një kërkim në internet se çfarë nënkupton lëshimi i një “waiver”, rezulton se ajo do të thotë përjashtim nga zbatimi i një mase ose kufizimi, i dhënë nga autoriteti që e ka vendosur atë.
Në rastin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, një waiver nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendimi fillestar është anuluar. Ai do të thotë se, për arsye të caktuara (shpesh të lidhura me interesin kombëtar të SHBA-së), personi ose subjekti përfiton një përjashtim nga pasojat e atij vendimi.

Për përcaktimet sipas nenit 7031(c), të cilat zakonisht lidhen me akuza për korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe sjellin ndalim hyrjeje në SHBA për personin dhe familjen e tij, një waiver mund të nënkuptojë që:
kufizimi i udhëtimit nuk zbatohet në një rast të caktuar;
personi lejohet të hyjë në SHBA për arsye specifike;
ose disa pasoja të përcaktimit pezullohen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...

“Independent”: Shqipëria në qendër të vëmendjes së turistëve për sezonin veror 2026

TIRANË, 11 qershor 2026/Albania Express News/- Shqipëria po shndërrohet...