Handball/ Mbërrijnë në Shqipëri bazat materiale të projektit “Master Plan 360”

Në kuadër të projektit “Master Plan 360”, të mbështetur nga EHF (European Handball Federation), kanë mbërritur në Shqipëri bazat materiale të destinuara për zhvillimin e hendbollit te fëmijët. Paketa përfshin 200 topa dhe 10 palë porta hendbolli, të cilat do të shpërndahen tek ekipet e fëmijëve që janë pjesë e këtij projekti.

Projekti “Master Plan 360” ka për objektiv implementimin dhe zhvillimin e sportit të hendbollit tek fëmijët e grupmoshave U8, U10, U12 dhe U14, duke krijuar kushte më të mira për stërvitje dhe pjesëmarrje në aktivitetet sportive.

Baza materiale do t’u shpërndahet ekipeve që janë formuar dhe kanë qenë aktive në projekt gjatë vitit të kaluar. Gjithashtu, me topa dhe porta do të pajisen edhe tre ekipe të reja nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat kanë shprehur dëshirën të bëhen pjesë e projektit për sezonin sportiv 2026–2027.

Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e hendbollit për fëmijë në vend, duke mbështetur krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e talenteve të reja dhe rritjen e pjesëmarrjes në këtë sport.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...

Vijon në ditën e 121-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

‘Të tregojmë respekt për San Marinon’/ Kërkesa e Rolando Maran për skuadrën: Duhet të bëjmë ndeshje serioze

San Marino ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja luan...