Kreu i PD-së bëri thirrje për mbështetjen e protestës, të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg”

TIRANË ,10 qershor 2026/Albania Express News/Ndërsa disa nga qytetarët po mbanin fjalën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, duke thirrur “Berisha n’burg”, disa të rinj të FRPD-së kanë nisur të zhurmojnë.

Një nga folëset, e cila po mbante fjalën me megafon, u ka bërë thirrje të rinjve të mos ndërhyjnë në thirrjet e tyre.
“Çuna nuk ka parti këtu, nuk ka parti. Është jashtë partisë, është për Shqipërinë“, ishte përgjigja që folësja i dha të rinjve të FRPD-së.

Të rinjtë e FRPD-së ishin ata që nisin marshimin të parët nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, duke u shkëputur nga pjesa tjetër e qytetarëve.
Ndërkohë, paraditen e sotme, vetë kreu i PD-së u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të marrin pjesë në protestë, por pa simbolet e PD-së.
Dy ditë më parë, nisja e protestës u shoqërua me tensione mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët u kërkuan përfaqësuesve të FRPD-së të largoheshin nga protesta, duke theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim. Sakaq, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, u akuzua se po prishte protestën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga udha e hekurt e Sami Frashërit tek ëndrra e trenit europian

Nga Sejdin Cekani “Në ç’orë niset treni nga Tirana për...

Hashim Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Hashim Thaçi, Kadri...

Ministri i Brendshëm Ervin Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet, zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-“Siguria në shkolla...

Sopoti 0-1 AF Elbasani, verdheblutë fitojnë miqësoren dhe testojnë të gjithë kontingjentin

LIBRAZHD, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- AF Elbasani...