Humb jetën një 15-vjeçar në një pishinë, autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes

GJIROKASTËR ,10 qershor 2026/Albania Express News/Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Qarkun e Gjirokastrës mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën në një pishinë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gjendja e të miturit mund të jetë ndikuar nga uji i ftohtë, megjithatë rrethanat dhe shkaku i saktë i ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Po ashtu, pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Autoritetet vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kur kultura e sigurisë rrezikon të kthehet në kulturë të mbikëqyrje

Nga Ilir Krasniqi / Prishtinë PRISHTINË ,01 tetor 2026 /Albania...

Skampa 2026 çel siparin, Elbasani për një javë në qendër të artit skenik ndërkombëtar

ELBASAN, 30 shtator 2026 /Albania Express News/- Festivali Ndërkombëtar...