Media italiane: Nga plazhet e Rivierës te qytetet historike, Shqipëria mbetet zgjedhja ideale për pushime në 2026-ën

TIRANË, 9 qershor 2026 /Albania Express News/- Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi, në një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut, falë kombinimit të rrallë të plazheve mahnitëse, historisë së pasur, mikpritjes tradicionale dhe çmimeve ende shumë të përballueshme, shkruan Valeria Paglionico në një artikull të botuar në median italiane “fanpage.it”.

Nga brigjet me ujëra të kristalta të Jonit dhe Adriatikut, te qytetet plot kulturë e monumente historike, vendi ofron eksperienca të larmishme për çdo lloj vizitori.

Jo rastësisht, gjithnjë e më shumë media dhe platforma ndërkombëtare të turizmit, e rendisin Shqipërinë mes destinacioneve më interesante dhe më ekonomike për t’u vizituar në Evropë.

Për ata që ëndërrojnë pushime verore pa shtrënguar buxhetin, Shqipëria paraqitet si një zgjedhje ideale, ku bukuria natyrore dhe kostot e ulëta ecin krah për krah.

Dëshironi të shijoni një pushim bregdetar këtë verë pa shpenzuar shumë? Shqipëria mund të jetë zgjedhja e duhur: mjaftojnë më pak se 100 euro për ta vizituar.

Aktualisht, kemi hyrë zyrtarisht në sezonin veror, dhe dëshira për të bërë një pushim, qoftë edhe të shkurtër, mbetet e madhe.

Megjithatë, për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit, shumë njerëz mendojnë se nuk mund të përballojnë as një fundjavë, larg shtëpisë.

Për fat të mirë, ekziston një destinacion i mrekullueshëm, që ofron çmime të përballueshme për të gjithë: Shqipëria, ku me rreth 100 euro mund të organizoni një udhëtim veror me kosto shumë të ulët.

Sa kushton një pushim veror në Shqipëri?

Nëse nuk doni të hiqni dorë nga pushimet, pavarësisht rritjes së çmimeve, është koha të zgjidhni Shqipërinë, ku mund të organizoni një udhëtim ekonomik.

Aktualisht, fluturimet nga Italia drejt Tiranës mund të gjenden me rreth 30 euro për një drejtim, pra afërsisht 60 euro vajtje-ardhje për person.

Edhe hotelet dhe bujtinat janë shumë të lira.

Një natë në qendër të qytetit kushton rreth 30 euro, që do të thotë mesatarisht 15 euro për person.

Ndërkohë, marrja me qira e një makine kushton nga 20 deri në 60 euro në ditë, në varësi të sezonit.

Përsa i përket restoranteve, ato janë të njohura për gatimet tradicionale dhe specialitetet e peshkut, me çmime shumë të favorshme.

Me pak fjalë, një pushim pothuajse “all-inclusive” mund të realizohet me më pak se 100 euro.

Cilat vende mund të vizitoni në Shqipëri?

Ndalesa e parë ideale është Tirana, kryeqyteti i vendit, ku mund të shëtisni në rrugicat e qendrës dhe në Sheshin Skënderbej, të vizitoni Xhamia e Et’hem Beut, Piramidën dhe Katedralen Ortodokse.

Më pas, udhëtimi mund të vazhdojë drejt Durrësit, ku vizitorët mund të shijojnë shëtitoren bregdetare në “Rrugën Taulantia”, plot me plazhe dhe lokale të hapura deri në orët e para të mëngjesit.

Po ashtu, ia vlen të vizitohen Kalaja, Kulla Veneciane dhe Amfiteatri i Durrësit, një nga monumentet më mbresëlënëse antike në vend.

Për ata që kërkojnë një eksperiencë tërësisht bregdetare, destinacioni i radhës është Saranda, ku plazhet me ujëra të kristalta dhe peizazhet spektakolare, të japin ndjesinë e një parajse të vërtetë mesdhetare.

Shqipëria fsheh thesare natyrore, histori dhe peizazhe unike, që e bëjnë atë një nga destinacionet më tërheqëse dhe më ekonomike të Evropës për verën 2026.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

LIBRAZHD,9 qershor 2026/Albania Express News/Dy turistë gjermanë, të apasionuar...

Konferenca Ipeshkvnore apel politikës: Dëgjoni zërin e qytetarëve, zgjidhjet të gjenden përmes dialogut dhe demokracisë

TIRANë ,9 qershor 2026/Albania Express News/Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë...

Përtej protestës dhe heshtjes

NGA NERTIL JOLE TIRANË ,9 qershor 2026/Albania Express News/Kur optimizmi...