Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri. Kush është Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, ka njoftuar emërimin e propozuar të 33 ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe 7 zëvendësshefave të delegacioneve të Bashkimit Evropian.

Mes tyre është edhe Sofia Moreira de Sousa e cila është propozuar për postin e Ambasadore së Bashkimit Evropian. Ajo aktualisht shërben si Shefe e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më parë ka mbajtur, ndër të tjera, detyrën e Ambasadore së Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër (Cabo Verde).
145 delegacionet e BE-së janë fytyra e Bashkimit Evropian në mbarë botën dhe përbëjnë vijën e parë të mbrojtjes së interesave të BE-së jashtë kufijve të saj. Ato informojnë, zbatojnë dhe promovojnë prioritetet e Bashkimit Evropian, si dhe politikën e tij të jashtme dhe të sigurisë.

Emërimet e ambasadorëve të BE-së do të formalizohen pasi të merret miratimi zyrtar nga vendet pritëse përkatëse, aty ku është e nevojshme, si dhe pas përfundimit të procedurave të tjera administrative në kuadër të procesit të rotacionit për vitin 2026.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga 70 mijë dollarë vetëm për “mirëmëngjes”: Zbardhen rrogat stratosferike të arbitrave në 2026

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Kupa e Botës FIFA 2026, e...

Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të shqetësuar: Anulime rezervimesh dhe rënie të kërkesës

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Protestat që zhvillohen prej...

“Ju erdhi fundi”, MIJËRA qytetarë brohoriasin dhe marshojnë drejt rrugëve kryesore të Tiranës

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Në ditën e nëntë...