Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të shqetësuar: Anulime rezervimesh dhe rënie të kërkesës

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Protestat që zhvillohen prej më shumë se një jave në Shqipëri duket se kanë sjellë shqetësime në sektorin e turizmit.

Sipas përfaqësuesve të industrisë, një pjesë e turistëve të huaj kanë anuluar rezervimet ose po tregohen më të kujdesshëm në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion për pushimet verore. Operatorët turistik raportojnë se pasiguritë e krijuara nga zhvillimet e fundit kanë ndikuar edhe në numrin paketave turistike të shitura deri tani
“Në impaktin e drejtpërdrejte të kancelimit kemi pas nga Sllovakia e cila ajo mban qëndrim pro-serb. Gjithashtu kemi pas anulime edhe nga Gjermani”, tha Rrahman Kasaj, kryetar i “Unionit Turistik”.

Edhe pse forma e marshimit të qytetarëve është e qetë, zhurma e protestave po sjell ndikim negativ në industrinë e turizmit, gjatë kësaj jave numri i paketave të shitura për të zbarkuar Shqipërinë ka pësuar rënie.
“Klientët e tour-operatorëve botërorë janë të shqetësuar në një vend ku ka destabilizim. Normalisht gjithkush nuk e zgjedh destinacionin tënd për ta përdorur si një vend turistike”, u shpreh Enrik Mehmeti, kryetari i ATA.

“Por ajo që unë e konsideroj shqetësuese është se njerëzit nuk po blejnë dhe thonë ku e dimë ne se si shkon nesër”, u shpreh Kasaj.
Protesta e Flamingove ka bërë që shumë prej agjencive turistike ta heqin nga lista e sugjerimeve Shqipërinë.
“Industria e turizmit është e vetmja që prekët më shumë nga çdo lloj ngjarje siç janë protestat apo lëvizjet e ashpra brenda vendit”, tha kreu i TUR-OPERATORËVE.
“Unë di nga eksperiencat botërore, nëse një turizëm goditet, koha e rikthimit ka kosto të jashtëzakonshme. Kjo na ndodh në Tunizi, Egjipt, por kjo mund të ndodh edhe tek ne”, u shpreh kryetari i ATA-s.
Në vitin 2025 vendi ynë u vizitua nga 12.4 milionë shtetas të huaj, të cilët gjeneruan 5.72 miliardë euro të ardhura, këto shifra e cilësojnë turizmin si një nga shtyllat kryesore të zhvillimi ekonomik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri. Kush është Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Përfaqësuese e Lartë e...

Nga 70 mijë dollarë vetëm për “mirëmëngjes”: Zbardhen rrogat stratosferike të arbitrave në 2026

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Kupa e Botës FIFA 2026, e...

“Ju erdhi fundi”, MIJËRA qytetarë brohoriasin dhe marshojnë drejt rrugëve kryesore të Tiranës

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Në ditën e nëntë...