“Ju erdhi fundi”, MIJËRA qytetarë brohoriasin dhe marshojnë drejt rrugëve kryesore të Tiranës

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Në ditën e nëntë të protestës qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me brohorimat “Rama, jepe dorëheqjen”, “Shqipëri etnike”, “Ju erdhi fundi”, protestuesit vijojnë marshimin.Me pankarta në duar, ata kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve që, sipas tyre, cenojnë zonat e mbrojtura, si dhe ndalimin e projekteve që prekin ekosistemet natyrore.

Nën moton “Atdheu nuk është në shitje”, ata shprehën kundërshtimin ndaj politikave që, sipas organizatorëve, rrezikojnë trashëgiminë natyrore dhe mjedisore të vendit.

Kujtojmë se më 10 qershor pritet të mbahet një protestë mbarëkombëtare kundër ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura dhe për mbrojtjen e Zvërnecit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gushti i përgjakur në rrugë/ 22 viktima në 159 aksidente, të rinjtë dhe e diela në krye të statistikave

TIRANË ,07 shtator 2026 /Albania Express News/-Rrugët e vendit...

KF Gramshi gati për sezonin e ri, objektivi i skuadrës është ngjitja

Nga Klevis  Liçi GRAMSH, 07 shtator 2026 /Albania Express News/-...