Protesta kundër investimit në Zvërnec , në sheshin kryesor të Librazhdit paraqitet vetëm emigranti Xhaf Albrahimi

LIBRAZHD ,8 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e paralajmëruar për mesditën e sotme në qytetin e Librazhdit kundër investimit të planifikuar në Zvërnec nuk ka arritur të mobilizojë qytetarët, pasi në shesh është paraqitur vetëm një protestues.

Bëhet fjalë për Xhaf Albrahimin, emigrant me banim në Londër, i cili ka zgjedhur të dalë i vetëm në protestë për të shprehur kundërshtimin ndaj politikave që, sipas tij, po shqetësojnë qytetarët e zonës.

Gjatë fjalës së tij, Albrahimi deklaroi se arsyet për të protestuar janë të shumta, duke veçuar si një nga shqetësimet kryesore “Paketën e Maleve”. Ai u shpreh se shumë banorë të Librazhdit ndajnë të njëjtat shqetësime, por nuk marrin pjesë në protesta publike për shkak të frikës dhe pasigurisë.

Sipas tij, qytetarët janë të pakënaqur me situatën aktuale, por hezitojnë të angazhohen publikisht. “Ka shumë njerëz që mendojnë si unë, por nuk dalin në protestë sepse ndihen të kërcënuar ose kanë frikë nga pasojat”, është shprehur Albrahimi.

Ndërkohë, investimi në Zvërnec vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit, duke shkaktuar reagime dhe protesta në zona të ndryshme të vendit. Në Librazhd, megjithatë, protesta e sotme u karakterizua nga pjesëmarrja minimale, me vetëm një qytetar që vendosi të shprehë publikisht qëndrimin e tij kundërshtues.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

LIBRAZHD,9 qershor 2026/Albania Express News/Dy turistë gjermanë, të apasionuar...

Konferenca Ipeshkvnore apel politikës: Dëgjoni zërin e qytetarëve, zgjidhjet të gjenden përmes dialogut dhe demokracisë

TIRANë ,9 qershor 2026/Albania Express News/Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë...

Përtej protestës dhe heshtjes

NGA NERTIL JOLE TIRANË ,9 qershor 2026/Albania Express News/Kur optimizmi...