Mjekët luftuan për 6 orë ta shpëtonin, detaje të reja nga aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të AF Elbasani ,Fatjon Bunjaku

KOSOVË ,7 qershor 2026/Albania Express News/Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit shqiptar Fatjon Bunjaku. Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet në Kosovë, 22-vjeçari ishte duke drejtuar automjetin në momentin e vetaksidentit që ndodhi në zonën e fshatit Maxhunaj, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

Ngjarja e rëndë është raportuar rreth orës 00:55, ndërsa në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët mbetën të lënduar dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatjon Bunjaku u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët zhvilluan një betejë të gjatë për t’i shpëtuar jetën. Për më shumë se gjashtë orë, stafi mjekësor u përpoq ta mbante në jetë futbollistin e ri, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në orën 07:50 si pasojë e plagëve të rënda të marra në aksident.

Policia e Kosovës njoftoi se, me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

Humbja e parakohshme e Bunjakut ka tronditur komunitetin sportiv në Kosovë dhe Shqipëri. Futbollisti 22-vjeçar kishte qenë pjesë e disa skuadrave kosovare dhe së fundmi aktivizohej me AF Elbasanin, ndërsa më herët kishte veshur edhe fanellën e Kosovës U-21.

Pas lajmit të hidhur ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili shprehu ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin sportiv që humbi një futbollist të talentuar në kulmin e rinisë së tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestë Homo Sapiens apo Homoseksuale?

Nga Klevi Elezi, Analist Protesta është një nga shprehjet më...

Kryeministri Edi Rama: Milot-Balldren do t’i japë një shtysë të re turizmit dhe ekonomisë në veri të vendit

TIRANË, 10 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...

Në Milano janë të sigurt, kuqezinjtë zgjedhin trajnerin që u shpall kampion në Europë për sezonin e ardhshëm

MILANO -ITALI ,10 qershor 2026/Albania Express News/Milani duket se...