Edi Rama: Zhvilluesit e një prej destinacioneve turistike në Katar, bashkinvestitorë në Zvërnec

TIRANË, 6 qershor 2026/Albania Express News// Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjete sociale pamje të një ishulli në Katar që është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjioz “Anantara”.

Rama informoi se zhvilluesit e këtij projekti janë blerësit e tokës private dhe bashkinvestitorët e projektit të Zvërnecit.

“E dini kush e ka zhvilluar? Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Powerholding, blerësit e tokës private dhe bashkinvestitorët e projektit të Zvërnecit”, tha Rama.

Duke folur për protestat dhe reagimet ndaj investimit në Zvërnec, Rama u shpreh se  “budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike”.

“Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Power Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike”, tha Rama.

Kryeministri informoi se “Power International Holding” është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65 mijë të punësuar dhe operon në 25 vende të botës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një ditë nga starti i Kupës së Botës 2026, njihuni me formacionet e mundshme të 48 ekipeve pjesëmarrëse

BOTËRORI 2026,10 qershor 2026/Albania Express News/Vetëm një ditë na...

Protestë Homo Sapiens apo Homoseksuale?

Nga Klevi Elezi, Analist Protesta është një nga shprehjet më...