Shqiptarët bashkohen në Malin e Zi/ Historike në Tuz, tre parti shqiptare unifikohen në një subjekt të vetëm politik

TIRANË,31 maj 2026/Albania Express News/Një zhvillim me rëndësi të veçantë për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi u shënua në Tuz, ku tre subjekte politike shqiptare vendosën të bashkohen në një forcë të vetme politike me emrin Forumi Shqiptar.

Gjatë ceremonisë së bashkimit, kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, e cilësoi këtë vendim si rezultat të besimit të ndërtuar ndër vite, të suksesit në zgjedhjet e fundit dhe të bashkëpunimit të dëshmuar në nivel lokal e qendror. Sipas tij, krijimi i Forumit Shqiptar përbën një investim për të ardhmen e shqiptarëve dhe një kontribut të rëndësishëm në rrugën europiane të Malit të Zi.
Gjeloshaj theksoi gjithashtu se ky përfaqëson bashkimin më të madh politik të shqiptarëve në Mal të Zi, duke nënvizuar se nga shtatë subjekte politike shqiptare që kanë vepruar ndër vite, tashmë është krijuar një forcë e vetme politike.

Edhe kryetari i Unionit Nacional Shqiptar, Ferhat Dinosha, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Ivan Ivanaj, e vlerësuan këtë bashkim si një moment historik dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.Krijimi i Forumit Shqiptar pritet të sjellë një përfaqësim më të unifikuar të shqiptarëve në institucionet vendore dhe qendrore, duke shënuar një kapitull të ri në organizimin politik të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vaksina që zhduk të gjitha tumoret/ Injeksioni “amivantamab” jep rezultate të papara te pacientët

BOTA,31 maj 2026/Albania Express News/Mjekët kanë përshëndetur rezultatet e...

Ethe deri në sekondën e fundit! Kombinimet e çmendura që vendosin titullin sonte: Kush shpallet kampion i Shqipërisë?

TIRANË,31 maj 2026/Albania Express News/Kampionati më i paparashikueshëm i...

Rubin Hebaj drejt rikthimit te Vllaznia?

Nga Prof.Dr.Xhevdet Zekaj Flitet se Rubin Hebaj është pranë rikthimit...