Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues

VLORË,31 maj 2026/Albania Express News/Një rast shkeljeje është konstatuar në jug të vendit duke rrezikuar jetën e pushuesve, tashmë që sezoni veror ka nisur.

Pushuesit raportuan se një Jet Ski kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e tyre. Policia Kufitare më pas ka ndërhyrë, duke bllokuar mjetin lundrues dhe ndëshkuar drejtuesin me gjobë 500.000 lekë të rinj.

“Menjëherë pas raportimeve dhe videos së dërguar nga qytetarët në Policinë e Shtetit, ku shfaqej një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, bënë të mundur konstatimin dhe ndalimin e mjetit lundrues, ndërsa po afrohej pranë molit të peshkimit në territorin e SPK Triport.

Mjeti lundrues Jet Ski u bllokua në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese afër SMIL-it, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. U., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj”, thuhet në njoftimin e policisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rubin Hebaj drejt rikthimit te Vllaznia?

Nga Prof.Dr.Xhevdet Zekaj Flitet se Rubin Hebaj është pranë rikthimit...

Negociatat SHBA-Iran në krizë/ Vonesa e Khameneit në miratimin e marrëveshjes irriton Trump

SHBA,31 maj 2026/Albania Express News/Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit...

Vizita e ministrit Hoxha në Kosovë, takohet me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti

PRISHTINË,31 maj 2026/Albania Express News/Ministri për Evropën dhe Punët...