PSG vazhdon mbretërimin, francezët mundin Arsenalin me penallti dhe ruajnë titullin e kampionit të Europës

PSG është kampion i Europës pas triumfit me penallti në Budapest kundër Arsenalit.

Finalja e madhe prodhoi emocione të pafundme, me francezët që fituan titullin më prestigjioz europian për të dytin vit radhazi pas goditjes së 11-metërshave.

Supersfida në Budapest nisi mjaft mirë për “Topçinjtë”, të cilët kaluan në avantazh me Havertz në minutën e 6’.

Barazimi erdhi vetëm në minutën e 65’, pas një penalltie të shndërruar në gol nga Dembele.

Francezët provuan të kalonin në avantazh, por pa mundur të shënonin në portën e Raya.

Shtesa nuk prodhoi fitues, me kampionin që duhej të vendosej nga penalltitë.

Te PSG gaboi vetëm Mendes, ndërsa te Arsenal gabuan Eze dhe Gabriel, të cilët gjuajtën jashtë.

Kështu PSG është kampion për herë të dytë në Champions, duke ruajtur titullin e fituar një vit më parë, ndërsa Arsenal vijon të mbetet pa asnjë trofe europian.

REZULTATI:

PSG 1-1 ARSENAL (4-3 P)

Dembele 65′ (P) / Havertz 6′

KOMENTI LIVE:

Penalltitë:

5- Gabriel gabon!

5- Beraldo shënon!

4- Martinelli shënon!

4- Hakimi shënon!

3- Rice shënon!

3- Mendes gabon!

2- Eze gabon!

2- Doue shënon!

1- Gyokeres shënon!

1- Ramos shënon!

120+1′ Mbyllet sfida! Fituesi do të vendoset nga penalltitë.

120′ Akordohet 1 minutë shtesë.

108′ Hakimi hedh një top në zonë, por Raya e kontrollon pa probleme.

106′ Nis pjesa e dytë e shtesës!

105+2′ Mbyllet pjesa e parë e shtesës!

105′ Akordohen 2 minuta shtesë.

101′ Madueke pengohet në zonë, me lojtarët e Arsenal që protestuan për penallti, por arbitri e la lojën të vazhdojë.

91′ Nis shtesa!

90+8′ Mbyllet koha e rregullt. Gjithçka do të vendoset në shtesë!

90+7′ Barcola merr një top në mesfushë dhe avancon në zonën e Arsenalit, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Vtinha provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, me topin që shkon shumë pranë kuadratit.

77′ Khvicha Kvaratskhelia depërton bukur mes mbrojtësve dhe gjuan nga brenda zonës. Goditja e tij premtuese kalon portierin, por një nga mbrojtësit rikthehet në momentin e fundit dhe devijon topin në shtyllë. PSG fiton një goditje nga këndi dhe lojtarët pozicionohen në zonë për të shfrytëzuar rastin.

73′ Vitinha provon me një predhë nga jashtë zone, por tentativa e tij shkon jashtë.

65′ GOOOL PSG 1-1/ Dembele nuk gabon nga pika e bardhë. 

62′ PENALLTI! Mosquera pengon Kvaratskhelian brenda në zonë dhe gjyqtari akordon 11-metërsh.

55′ Hakimi provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por ndalet nga Raya.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+7′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 6 minuta shtesë.

37′ Ousmane Dembélé vendos të godasë drejt portës, por tentativa e tij nuk arrin të rrezikojë portierin pasi bllokohet nga një prej mbrojtësve.

6′ GOOOL ARSENAL 0-1/ Kai Havertz realizon një depërtim fantastik individual dhe godet nga brenda zonës, duke mposhtur Matvey Safonov me një goditje të saktë poshtë traversës. Ai shënon për rezultatin 0-1. 

1′ Starton finalja!

FORMACIONET ZYRTARE:

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME