Kryetari i Bashkisë së Librazhdit z.Mariglen Disha merr pjesë në forumin prestigjioz ndërkombëtar të zhvilluar në Lublin të Polonisë për bashkëpunimin dhe zhvillimin europian

POLONI,28 maj 2026/Albania Express News/Kryetari i Bashkisë së Librazhdit z.Mariglen Disha mori pjesë në një nga aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare të zhvilluar në Lublin  të Polonisë, ku u mblodhën përfaqësues të institucioneve, universiteteve dhe komuniteteve nga vende të ndryshme për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe projektet e përbashkëta për të ardhmen.

Pjesëmarrja në këtë forum të rëndësishëm përfaqëson një vlerësim të madh për bashkinë e Librazhdit  dhe rolin që qyteti dhe Njësitë Administrative të saj  mund të luajnë në nisma bashkëpunimi ndërkombëtar, veçanërisht në fushat e turizmit, kulturës, sportit dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

Gjatë takimeve të zhvilluara në kuadër të aktivitetit, u diskutuan mundësi konkrete për partneritete të reja, shkëmbime eksperiencash dhe projekte që synojnë afrimin mes komuniteteve dhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe promovimit të rajoneve përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe fuqizimit të lidhjeve mes qyteteve evropiane në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social.

Pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë së Librazhdit z.Mariglen Disha në këtë aktivitet prestigjioz konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe promovimit të vlerave, potencialeve dhe identitetit të Librazhdit në arenën europiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Lëvizje në seri te drejtoritë e burgjeve, firmosen dorëheqje dhe emërime të reja pas kontrolleve nëpër qeli

TIRANË,28 maj 2026/Albania Express News/Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,...

“Maratona Rinore 2026”-Elbasan :Ja cilët janë nxënësit që rrëmbyen çmimet e para dhe emocionuan publikun me talentin e tyre

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Atmosferë festive, emocione të forta...

Ish-zyrtari i lartë i CIA-s arrestohet në SHBA, FBI zbulon mbi 40 milionë dollarë shufra ari në shtëpinë e tij

SHBA,28 maj 2026/Albania Express News/Një ish-zyrtar i lartë i...