Kukësi triumfon ndaj Butrintit në ndeshjen shtesë të play-out, siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë

KUKËS,28 maj 2026/Albania Express News/Kukësi ka arritur të mbetet në Kategorinë e Parë pasi triumfoi në ndeshjen shtesë të play-out ndaj Butrintit, në një përballje të pazakontë dhe mjaft të tensionuar.

Të dyja skuadrat kishin humbur më herët përballë Bylis B në fazën play-out, por rënia e ekipit të parë të Bylisit nga Superiorja bëri që të hapej një vend vakant në Kategorinë e Parë. Për këtë arsye, FSHF vendosi të organizojë një duel mes Kukësit dhe Butrintit për të përcaktuar skuadrën që do të siguronte mbijetesën.

Sfida ishte e fortë dhe me ritëm të lartë, ndërsa Kukësi kaloi në avantazh në minutën e 40-të falë golit të Alison. Vetëm pak çaste pas nisjes së pjesës së dytë, Tajo realizoi edhe golin e dytë, duke i dhënë skuadrës verilindore një epërsi të rëndësishme.

Butrinti tentoi të rikthehej në lojë dhe krijoi disa raste të mira, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës për të rihapur takimin.

Me këtë fitore 2-0, Kukësi siguron vazhdimësinë në Kategorinë e Parë edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa Butrinti rikthehet në Kategorinë e Dytë, me synimin për të tentuar sërish ngjitjen në futbollin profesionist.

Kukësi 2-0 Butrinti
Golat: Alison 40’, Tajo 46’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME