SPANJË,28 maj 2026/Albania Express News/Reali i Madridit është klubi më i vlefshëm në botë. Kjo është ajo që rezulton te studimi vjetor i Football Benchmark , “Football clubs’ valuation: The European Elite’ në edicionin e 11.
Klasifikimi vijon me një tjetër klub anglez, Manchester United në vendin e katërt me vlerë 5 miliardë euro, që pasohet nga një tjetër klub i Premier League, pikërisht kampionët e saposhpallur të Arsenalit me vlerë 4.9 miliardë Euro. Vetëm vendi i pestë për kampionët e Gjermanisë të Bayernit të Mynihut me 4.7 miliardë euro. Pas bavarezëve vijnë Liverpool dhe Paris Saint Germaini të pozicionuar respektivisht në vendin e 5 dhe të 6. Kampionët e Italisë të Interit plotësojnë dhjetëshen më të mirë me 2.1 miliardë euro pas Tottenham dhe Chelseas.
Football Benchmark përllogarit gjithçka përmes një algoritmi që bazohet në 5 parametra: përfitimet(raporti paga-të ardhura dhe Ebit), popullariteti(ndjekësit në rrjetet sociale), potenciali sportiv(vlera e futbollistëve në skuadër), menaxhimi i të drejtave televizive dhe stadiumet në pronësi. Për edicionin e fundit të këtij raporti janë marrë për bazë bilancet e sezoneve 2023/24 dhe 2024/25.


