“E dimë se kush është ekzekutori”, zhdukja e ish-bosit të lojërave të fatit, Artan Hoxha tregon shumën: Ja sa para u paguan për vrasjen e Ervis Martinajt

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Zhdukja e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Matinaj vijon të jetë e pazbardhur nga autoritetet e vendit tonë. Teksa po bëhet 4 vite nga momenti kur ai u pa për herë të fundit, institucionet ligjzbatuese ende nuk e kanë konfirmuar se çfarë ka ndodhur me biznesmenin.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në Top Channel, se Ervis Martinaj është vrarë dhe dihet se kush është ekzekutori i tij. Madje ai tha se vrasësi ka marrë 500 mijë euro për punën që ka kryer.

Sipas gazetarit, llogaria që bëri gabim Ervis Martinaj ishte që nuk e kontrolloi dot pushtetin që bëri. Ndërsa më tej  ai tha se policia duhet të japë prova që ka.

Hoxha: Çfarë provash ka deri tani? Ne sot e dimë kush është edhe ekzekutori. Dimë edhe shuma që u vendos për t’u vrarë. Nëse themi që ai që ka bërë vrasjen ka marrë 500 mijë, ai që e ka bërë mendon se ne nuk e dimë kush është? Ervis Martinaj nuk ishte një njeri që fshihej. Kishte qejf lokalet e natës, të shoqërohej me artistë, me politikanë, me njerëz të medias, me vajza të ekranit. Një njeri me këtë lloj horizonti dhe me kaq pushtet që mori…

Llogaria që bëri gabim Ervis Martinaj ishte që nuk e kontrolloi dot pushtetin që bëri. Do të kërkoja minimalisht që policia e shtetit të japë aq prova sa ka, pa prishur hetimin të thotë: ‘Ervis Martinaj, nga kaq informacion që kemi, nuk jeton’. Babai i Martinajt vjen dhe pyet për fatin e djalit të vetë. Këto informacione të japin, jo për luanin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027, zbardhet agjenda

BRUKSEL,26 maj 2026/Albania Express News/Sot që prej orës 19:00...

Tomorr Kotorri në “Ditën Naimiane”: Naim Frashëri duhet të rikthehet në “Mekën e shqiptarëve” dhe simbolin e krenarisë kombëtare

PËRMET,26 maj 2026/Albania Express News/Në aktivitetin madhështor “Dita Naimiane”,...

Kuqezinjtë e sotëm, më të shtrenjtit të historisë së futbollit shqiptarë, kombëtarja kapi rekordin e 139 mln eurove

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit ka...

Edi Rama: Zgjidhja e çështjes së pronës sfidë komplekse, teknologjia bekim për procesin

TIRANË, 26 maj 2026 /Albania Express News/ – Kryeministri...