Rihapet “41 Biss” në Peqin, izolimi i parë për Sabah Nuzin, i akuzuar si ekzekutori i Klevis Lleshit

PEQIN,22 maj 2026/Albania Express News/Rihapet regjimi “41 Biss” në Burgun e Peqinit, rikthehet izolimi i sigurisë së lartë për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë

Pas pesë muajsh pezullim, regjimi i posaçëm “41 Biss” është rihapur në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, duke rikthyer kështu masat ekstreme të sigurisë ndaj personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje të forta me grupet kriminale.

Burime bëjnë me dije se personi i parë që është izoluar në këtë regjim është Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur një vit më parë dhe që tronditi opinionin publik. Sipas hetimeve, Nuzi dyshohet se ka kryer ekzekutimin kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh.

Sabah Nuzi është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, i cili konsiderohet nga hetuesit si porositësi i atentatit ndaj të riut. Hetimet kanë zbardhur se Nuzi ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje kriminale, ndërsa autoritetet dyshojnë se ai ka qenë i përfshirë edhe në aktivitete të tjera të paligjshme në kuadër të grupit.

Më herët, Nuzi vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, por me rikthimin në funksion të regjimit “41 Biss”, ai është transferuar në Peqin, ku do të qëndrojë nën masa të forta izolimi dhe kontrolli.

Regjimi “41 Biss”, i frymëzuar nga modeli italian kundër mafias, konsiderohet një nga format më të ashpra të mbikëqyrjes penitenciare. Ai aplikohet ndaj personave që dyshohen se edhe nga burgu mund të japin urdhra apo të ruajnë lidhje me organizata kriminale. Të burgosurit në këtë regjim izolohen nga pjesa tjetër e të dënuarve, monitorohen në mënyrë të vazhdueshme dhe kanë komunikime tepër të kufizuara.

Rihapja e këtij regjimi shihet si një sinjal i fortë i autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe goditjes së strukturave kriminale që vazhdojnë aktivitetin edhe nga qelitë e burgjeve. Institucioni i Peqinit pritet të jetë një nga pikat kyçe për zbatimin e masave të reja të sigurisë ndaj emrave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...

Mazniku në Dibër: Reforma territoriale vëmendje specifike nga IBAR, lajm i mirë kalimi në fazën finale të negociatave me BE-në!

DIBËR,22 maj 2026/Albania Express News/Përmendja specifike e reformës territoriale...