Rikthehet furnizimi me ujë në Elbasan, përfundon me sukses ndërhyrja 48-orëshe në linjën kryesore

ELBASAN,20 maj 2026/Albania Express News/Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Elbasan ka njoftuar përfundimin me sukses të ndërhyrjes së vështirë në linjën kryesore të transmetimit, një operacion intensiv që zgjati plot 48 orë pa ndërprerje.

Sipas njoftimit zyrtar, pas përfundimit të punimeve, të gjitha zonat që u përballën me mungesë furnizimi gjatë dy ditëve të fundit do të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm.

Ndërhyrja është cilësuar si e domosdoshme për garantimin e funksionimit normal dhe të qëndrueshëm të sistemit të furnizimit me ujë, ndërsa kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet e krijuara gjatë kësaj periudhe.

Në reagimin e saj, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan ka falënderuar qytetarët për durimin dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar njëkohësisht punën e stafit teknik dhe të gjithë ekipit të angazhuar në terren.

“Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ekipin e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan, për punën e palodhur dhe angazhimin e pandërprerë gjatë gjithë operacionit”, thuhet në njoftim.

Pas rikthimit të sistemit në normalitet, pritet që furnizimi me ujë në të gjitha zonat e prekura të stabilizohet plotësisht gjatë orëve në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Qarku i Elbasanit shpallet kampion në Basketboll për djem në Edicionin IV të “Ekipeve Sportive në Shkolla”

ELBASAN,20 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër sukses i madh...

Rreth dy orë brenda SPAK, Tërmet Peçi reagon pasi del nga dyert e Prokurorisë së Posaçme: E dinë ata…

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Deputeti i Partisë Socialiste dhe...

Ernest Muçi hyn në histori, “thyen bankën” në Turqi! Ylli kuqezi bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptar

TURQI,20 maj 2026/Albania Express News/Futbolli shqiptar po përjeton një...

Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News /Pas përplasjeve me kompaninë...