Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i ri i Premier League, kjo pas barazimit të Manchester Cityt kundër Bournemouth në transfertë.

Me 4 pikë diferencë dhe me një ndeshje për t’u luajtur, “Topçinjtë” kanë siguruar matematikisht titullin kampion në Angli pas 22 vitesh pritjeje.
Takimin në “Vitality Stadium” e vendosi Kroupi me golin e tij në minutën e 39’, duke i dhënë kështu një goditje të fortë Pep Guarediolës në sezonin e tij të fundit në krye të “Qytetarëve”, ndërsa këta të fundit shënuan sa për statistikë me Haalandin në fund.

Tashmë vëmendja e Arsenalit do të jetë më 30 maj, ku në Budapest do të përballet me PSG për titullin kampion të Champions League.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME