Turistët shijojnë historinë dhe kulturën e Beratit të një mbi një dritareve

TIRANË, 19 maj 2026 /Albania Express News/ Berati, qyteti i një mbi një dritareve, po mirëpret një numër gjithnjë e më të lartë turistësh, në të gjitha stinët e vitit.

Qyteti ofron një përvojë autentike për këdo që e viziton, që nga bukuritë historike, kalanë, lagjet muzeale, deri te kulinaria tradicionale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të turistëve që vizitojnë pikat më atraktive të qytetit, teksa thekson se “turistë nga vende të ndryshme po shijojnë historinë, kulturën dhe mikpritjen e qytetit të një mbi një dritareve”.

Lagjet muzeale si “Goricë” dhe “Mangalem”, kalaja e Beratit, muzeu “Onufri” dhe ai Etnografik, janë vetëm një pjesë e ofertës turistike që pushuesit gjejnë në këtë qytet.

Berati, tashmë qytet i UNESCO-s, të ofron ndër të tjera plot shtëpi të epokës otomane, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në mes lumin Osum.,

Kalaja e Beratit është një nga atraksionet më piktoreske në zonë. Kjo kështjellë e epokës romake ulet sipër një kodre shkëmbore në bregun e majtë të lumit Osum me pamje nga qyteti i Beratit.

Numri i vizitorëve ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe ky sezon veror ka pritshmëri të lartë jo vetëm në Berat por edhe në destinacionet e tjera turistike të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha: Të lirohen menjëherë protestuesit, ndëshkim atyre që ushtruan dhunë

TIRANË, 4 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...

Në luftë për një kondicioner, vala e të nxehtit shkakton përleshje në Francë për pajisjet ftohëse

FRANCË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Një fushatë zbritjesh në...

Kushtetuesja rrëzon Veliajn, nuk kalon padinë e kryebashkiakut për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata Kushtetuese nuk e...