“Turistët polakë mahniten nga Shqipëria: Panorama Resort Elbasan ishte surpriza më e bukur e udhëtimit tonë’”

NGA FATMIR POPJA

ELBASAN,19 maj 2026/Albania Express News/Në një kohë kur Shqipëria po kthehet çdo ditë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët e aventurës nga e gjithë bota, një tjetër dëshmi e jashtëzakonshme vjen këtë herë nga një grup i madh turistësh polakë, të cilët kanë zgjedhur të eksplorojnë bukuritë shqiptare përmes një turi njëjavor plot emocione, natyrë dhe mikpritje shqiptare.

Mes tyre është edhe Robert Wasik Scrambler nga Polonia, pjesë e një grupi të madh të “RSC Trip”, i cili gjatë një interviste ka treguar emocionet dhe përjetimet e tij nga udhëtimi në Shqipëri. Sipas tij, guida turistike përfshin disa nga destinacionet më të bukura dhe më karakteristike të vendit si Pogradeci, Elbasani, Durrësi, Berati, Gjirokastra dhe Përmeti, në një itinerar që zgjat plot një javë dhe ku çdo ditë turistët përshkojnë të paktën 200 kilometra mes maleve, qyteteve historike, rrugëve panoramike dhe peizazheve mahnitëse shqiptare.

Turistët polakë shprehen të habitur nga bukuritë natyrore të Shqipërisë, të cilat sipas tyre ndryshojnë magjishëm në çdo cep të vendit. Nga liqenet dhe malet, tek rrugët panoramike, lumenjtë, kalatë historike dhe qytetet karakteristike, çdo ndalesë për ta ka qenë një eksperiencë unike dhe mbresëlënëse.

“Shqipëria është një surprizë e jashtëzakonshme. Nuk e kishim imagjinuar kaq të bukur, kaq të pastër dhe kaq mikpritëse. Çdo qytet ka shpirtin e vet dhe çdo rrugë të dhuron emocione të veçanta”, u shpreh Robert Wasik.

Por përveç natyrës dhe historisë, një tjetër element që ka lënë gjurmë të forta tek turistët polakë është gastronomia shqiptare. Ata tregojnë se kanë mbetur të mahnitur nga cilësia, shija dhe larmia e gatimeve tradicionale që kanë provuar në restorantet shqiptare gjatë gjithë itinerarit të tyre.

Megjithatë, ndalesa që sipas tyre ka qenë “surpriza më e bukur e gjithë udhëtimit” është qëndrimi në Panorama Resort Elbasan, një resort i pozicionuar në një nga pikat më panoramike të qytetit, mes natyrës dhe qetësisë.

“Kaluam një natë magjike në çdo aspekt. Mikpritja ishte fantastike, kushtet e akomodimit ishin perfekte, ndërsa ushqimi ishte i bollshëm, shumë i shijshëm dhe tepër cilësor. Është një nga vendet më të bukura ku kemi qëndruar gjatë këtij turi”, tregojnë turistët polakë me entuziazëm.

Ata vlerësojnë jo vetëm standardin e resortit, por edhe ngrohtësinë dhe sjelljen e stafit, duke theksuar se ndiheshin si në shtëpinë e tyre.

“Do të rikthehemi sërish dhe jo vetëm një herë. Do t’ua sugjerojmë të gjithë miqve tanë Panorama Resort Elbasan dhe Shqipërinë. Ky është një vend që duhet vizituar patjetër”, u shprehen ata.

Në fund të udhëtimit të tyre, turistët polakë kanë një mesazh të qartë dhe emocionues për Shqipërinë.

“Faleminderit Panorama Resort Elbasan. Faleminderit Shqipëri. Jeni vendi më i bukur dhe më mikpritës në botë. Shqipëria meriton të jetë destinacioni më i preferuar për turistët nga e gjithë bota.”

Dëshmitë e turistëve të huaj janë sot reklama më e mirë për turizmin shqiptar, i cili po njeh një rritje të jashtëzakonshme vit pas viti. Shqipëria tashmë nuk po tërheq vetëm turistë plazhi, por edhe aventurierë, eksplorues natyre dhe vizitorë që kërkojnë autenticitet, histori, traditë dhe mikpritje të rrallë ,elementë që vendi ynë i ofron në çdo kilometër të tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zbardhen kërkesat e Iranit për fundin e luftës: Zhbllokim fondesh dhe kompensim dëmesh

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka bërë...

Turistët shijojnë historinë dhe kulturën e Beratit të një mbi një dritareve

TIRANË, 19 maj 2026 /Albania Express News/ Berati, qyteti...

Kina përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje/ 10 të vdekur, ndërprerje energjie dhe probleme me transportin në disa zona

KINË,19 maj 2026/Albania Express News/Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar...

Sa paguhet “stoli kuqezi”, stafi i Maran fiton brenda ditës më shumë se paga mujore e një shqiptari

TIRANË,19 maj 2026/Albania Express News/Stoli i Kombëtares Shqiptare të...