Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, i sekuestrohet telefon celular në qeli të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja

PEQIN,18 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër operacion kontrolli është zhvilluar në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e sendeve të ndaluara brenda burgjeve.

Sipas informacioneve zyrtare, kontrolli “blic” është ushtruar nga strukturat e Policisë së vetë institucionit, pas sigurimit të të dhënave operative që ngrinin dyshime për posedim të sendeve të paligjshme në ambientet e godinës B, sektori nr. 2, dhoma 11, në katin e parë të burgut.

Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan se i dënuari me iniciale I.SH. mbante në mënyrë të kundërligjshme një telefon celular në gjendje pune. Pajisja rezultoi e ndezur dhe në proces karikimi në momentin e kontrollit. Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të ambienteve u gjet dhe një pajisje USB, e cila u sekuestrua së bashku me celularin si provë materiale.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, administrata e institucionit njoftoi strukturat e SHKBB-së, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të verifikuar mënyrën se si sendet e ndaluara kanë hyrë brenda institucionit penitenciar.

Burime pranë sistemit penitenciar bëjnë me dije se kontrollet e befasishme janë intensifikuar gjatë javëve të fundit, si pjesë e një plani masash për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda burgjeve.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ritheksuar se do të vijojë luftën pa kompromis ndaj futjes dhe posedimit të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit, duke paralajmëruar kontrolle të vazhdueshme dhe masa të forta administrative e ligjore ndaj çdo shkeljeje të konstatuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....