10 anije tregtare për përpunim në portin e Durrësit

TIRANË, 5 maj 2026 /Albania Express News/ Fillimi i javës ka sjellë intensitet të lartë pune në Portin e Durrësit, ku janë planifikuar për përpunim 10 anije tregtare, kryesisht të ngarkuara me lëndë të para për sektorin e ndërtimit.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, aktualisht në përpunim ndodhen 6 anije, konkretisht 2 anije me rreth 5,050 ton xhama, 3 anije me rreth 6,650 ton çimento dhe 1 anije me afro 4,950 ton melaminë.

Këto mallra furnizojnë drejtpërdrejt industrinë e ndërtimit dhe kantierët në të gjithë vendin, duke mbështetur projektet infrastrukturore dhe zhvillimin urban.

Autoriteti portual bëri të ditur se ritmet e larta të përpunimit pasqyrojnë një kërkesë të qëndrueshme për materiale ndërtimi, si dhe funksionimin efikas të zinxhirit logjistik, nga mbërritja e anijeve në port deri te shpërndarja në tregun vendas.

Porti i Durrësit mbetet nyja kryesore e transportit detar në vend, duke luajtur një rol thelbësor në mbështetjen e aktivitetit ekonomik dhe tregtar të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...