Miratimi i Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të PE, Balla: Pasqyron progresin e madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE

TIRANË,5 maj 2026/Albania Express News/Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për Shqipërinë nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, e cila u votua me 58 vota pro dhe 7 kundër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi këtë zhvillim si një vlerësim të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.
“Mirënjohje Kryetarit David McAllister dhe anëtarëve të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) për miratimin sot me 58 vota pro dhe 7 kundër të Rezolutës për Shqipërinë, një dokument shumë i rëndësishëm që pasqyron progresin e madh të Shqiperise rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Eurodeputetët vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe mbështesin ambicjen tonë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
Mirënjohje Raporterit për Shqipërinë, Andreas Schieder, për punën serioze, objektive dhe mbështetëse në pasqyrimin e arritjeve të Shqipërisë dhe të angazhimit konsistent të vendit tonë për të çuar përpara reformat dhe procesin e integrimit europian. Një falenderim edhe për Andrey Kovatchev, Zëvendës Kryetar i Komitetit mbi Çështjet e Jashtme dhe Raporter për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane, për kompromisin në formulimin e tekstit final”, shprehet Balla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...