Trafik kaotik në aksin Tiranë–Elbasan/ Fluks rekord automjetesh bllokon segmentin nga Tuneli i Krrabës te “Hinka” e Bradasheshit, radhë kilometrike dhe qarkullim i paralizuar drejt juglindjes

Mesdita e kësaj të premteje është shoqëruar me një situatë të rënduar trafiku në aksin kombëtar që lidh Tiranë me Elbasan, ku prej orës 12:00 e në vijim qarkullimi i automjeteve në segmentin nga Tuneli i Krrabës deri në Rrethrrotullimi i Bradasheshit paraqitet tejet i ngadalësuar.

Shkak kryesor i kësaj situate është fluksi i jashtëzakonshëm i automjeteve që lëvizin nga kryeqyteti drejt juglindjes së vendit, një fenomen i përsëritur thuajse çdo fundjavë, sidomos gjatë sezonit pranveror dhe veror kur qytetarët zgjedhin të largohen nga Tirana drejt zonave turistike dhe qyteteve të tjera.

Në veçanti, problematika më e madhe paraqitet në zonën e njohur si “Hinka e Bradasheshit”, në dalje të autostradës drejt Elbasanit, ku krijohen radhë kilometrike automjetesh dhe bllokime të shpeshta. Kjo pikë është kthyer në një nyje problematike për qarkullimin, duke sjellë vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve dhe shpeshherë tension në rrugë.

Pavarësisht pranisë së Policisë Rrugore në terren, menaxhimi i situatës mbetet i vështirë për shkak të kombinimit të disa faktorëve, mes të cilëve mungesa e standardeve të plota të infrastrukturës rrugore, ngushtimi i saj në Dopaj ,hyrje-daljet e pakontrolluara dhe volumi i lartë i mjeteve në një segment relativisht të kufizuar.

Nga ana e policisë rrugore u është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, ndërsa sugjerohet përdorimi i alternativave të tjera rrugore ose planifikimi i lëvizjeve jashtë orareve të pikut për të evituar bllokimet e gjata.

Situata e krijuar rikthen edhe një herë në vëmendje nevojën për ndërhyrje më të thella infrastrukturore dhe zgjidhje afatgjata, me qëllim përmirësimin e qarkullimit në një nga arteriet më të rëndësishme rrugore të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Diell dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për ditën e sotme 1 maj 2026

TIRANË,1 maj 2026/Albania Express News/Ditën e sotme (1 maj),...

Makthi i Gvozdenoviç, 7 mungesa në ndeshjen ku Elbasanit i duhet vetëm fitorja

Fitorja ndaj Vllaznisë i ka dhënë Elbasanit kreun e...

Ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën: Shqipëria mund të jetë kampione në rajon për përmbushjen e kritereve të integrimit

ELBASAN,30 prill 2026/Albania Express News/Ministrat europianë, ministrja Federale për...