Bashkia e Pogradecit fiton konkursin kombëtar për nismat me impakt në komunitet

Nga Xhensil Shkëmbi

POGRADEC,25 prill 2026/Albania Express News/Bashkia e Pogradecit është shpallur një nga fitueset e konkursit kombëtar për nismat me impakt në komunitet, një iniciativë e lançuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe e mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri.

Ky konkurs synon të inkurajojë bashkitë në të gjithë vendin për të zhvilluar politika gjithëpërfshirëse dhe inovative, duke rritur aksesin në shërbime për qytetarët, fuqizimin ekonomik si dhe bashkëpunimin me diasporën.

Aplikimi fitues është realizuar nga Zyra e Migracionit dhe Diasporës pranë Drejtorisë së Shërbimit Social në Bashkinë e Pogradecit. Përmes këtij projekti, bashkia ka siguruar mbështetje financiare, asistencë teknike si dhe akses në rrjete bashkëpunimi, me synimin për të rritur dhe promovuar iniciativa me ndikim pozitiv në komunitet.

Autoritetet vendore vlerësojnë punën aktive të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, duke theksuar se do të vijojnë të mbështesin çdo nismë që kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Stadiumi i Sopotit të Librazhdit drejt transformimit të plotë, puna intensive për rikthimin e tapetit të barit

LIBRAZHD ,17 qershor 2026/Albania Express News/Stadiumi i Sopotit të...

Universiteti i Elbasanit dhe UBT-Prishtinë firmosin marrëveshje bashkëpunimi, nisin Shkollën Verore për Mësuesit e Diasporës

ELBASAN ,17 qershor 2026/Albania Express News/Një hap i rëndësishëm...

Angazhim i palëkundur për modernizimin e shërbimit shëndetësor në Spitalin Rajonal Elbasan

ELBASAN ,17 qershor 2026/Albania Express News/Spitali Rajonal i Elbasanit...

Adelina Pali , gruaja që e ktheu sfidën në art, fjalën në mision dhe shpirtin në frymëzim

NGA FATMIR POPJA TIRANË ,17 qershor 2026/Albania Express News/Në një...