Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare në Dhërmi, zbulohet itinerari i saj

Ivanka Trump ka lënë vilën qeveritare në Dhërmi rreth orës 09:30 të dites të sotme nën shoqërimin e forcave të policisë.

Më pas, ajo është nisur nga zona e Ujit të Ftohtë në drejtim të qytetit të Vlorës dhe me pas ka vijuar drejt zonës së Zvërnecit, ku Ivanka Trump ka bërë një ndalesë të shkurtër pranë urës së Zvërnecit.
Aty, ajo ka qëndruar për rreth 15 minuta, duke vëzhguar edhe flamingot në lagunë. Pas kësaj ndalese, ajo dhe delegacioni që e shoqëronte, së bashku me eskortën e sigurisë, janë drejtuar drejt Dhërmiut.

Burime  bëjnë me dije se në Dhërmi pritet një takim mes Ivanka Trump dhe Kryeministrit Edi Rama, ku gjithashtu është planifikuar edhe një drekë gjatë ditës së sotme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

HK Elbasani shpallet Kampion i Shqipërisë për sezonin 2025-2026

Federata Shqiptare e Hendbollit mbylli zyrtarisht Kampionatin Kombëtar për...

PD anulon foltoren e të hënës prej protestës së paralajmëruar për Zvërnecin? Berisha: Sot do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Partia Demokratike pritet të anulojë...