Investime energjetike dhe fokus te zhvillimi rural, Ermal Elezi takime në disa fshatra të bashkisë së Belshit

Deputeti socialist i Qarkut Elbasan, Ermal Elezi, ka zhvilluar një sërë takimesh në disa njësi dhe fshatra të bashkisë së Belshit, në kuadër të komunikimit të drejtpërdrejtë me anëtarët e Partisë Socialiste dhe banorët.

Në ndalesat në Kajan, Dragot, Idriz, Gjolene, Çestije, Turbull, Gjinuk dhe Lisaj, Elezi është ndalur në diskutime mbi zhvillimin e zonës, forcimin e strukturave në terren dhe prioritetet konkrete për komunitetin.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ka qenë plani për investime të rëndësishme në sektorin energjetik. Sipas deputetit, zona pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme energjie, përmes fuqizimit të nënstacionit të Kajanit dhe ndërtimit të një rrjeti që do të lidhet me parkun fotovoltaik që KESH synon të ndërtojë pranë rezervuarit të Thanës. Vetëm gjatë këtij viti, në Kajan parashikohet instalimi i 8 kabinave të reja ABC, një ndërhyrje që synon modernizimin e infrastrukturës elektrike dhe përmirësimin e furnizimit për banorët.

Gjatë bashkëbisedimeve, vëmendje i është kushtuar edhe problematikave të bujqësisë, aksesit në rrugët drejt arave si dhe sfidave të ekonomisë rurale. Po ashtu, në fokus kanë qenë politikat sociale, përfshirë rritjen e pensioneve dhe projektet në vijim për mbështetjen e komuniteteve lokale.

Deputeti Elezi theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët dhe punës në terren, duke e cilësuar këtë proces si kyç për avancimin e zhvillimit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në zonat rurale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama: Vlora me projektin në Zvërnec bëhet destinacioni turistik më i rëndësishëm botëror

VLORË, 5 qershor 2026 /Albania Express News/ Kryeministri Edi...

Kryeministri Edi Rama: Sazani mbetet pronë e shtetit shqiptar, jo objekt privatizimi

VLORË, 5 qershor /Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...

100 ndeshje me Kombëtaren, Hysaj para duelit me Luksemburgun: Një moment i jashtëzakonshëm për mua

TIRANË,5 qershor 2026/Albania Express News/Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid...