Alarmi i SHBA për sulmet nga Irani, debat në Parlament. Ministrat Hoxha e Lamallari: S’ka arsye për panik. Opozita: Mblidhni Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi dje se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në vendin tonë.

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe ai i Brendshëm, Besfort Lamallari sqaruan se nuk ka arsye për t’u alarmuar dhe se qeveria është në kontakt me Ambasadën lidhur me këtë çështje.
“Ne i ndjekim me kujdes të gjitha paralajmërimet e aleatëve tanë. Jemi në kontakt me ata në Uashington, me partnerët në NATO”, tha Hoxha.

Ndërsa ministri Lamallari shtoi se “Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, i kam kërkuar strukturave të antiterrorit të jenë në komunikim me zyrën e sigurisë së ambasadës amerikane”.
Gjatë seancës opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për alarmin e vënë nga ambasada e SHBA-së.
“Unë i kërkoj presidentit që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ju kërkoj edhe juve, zoti kryetar i Kuvendit, që t’i kërkoni presidentit të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, deklaroi Mediu.
11:41 FOTOLAJM/ “Kur të nisë seanca nesër, çështja e parë të jetë…”, Gazment Bardhit i dalin ‘sekretet’ në Kuvend
Po mbahet sot seanca e radhës plenare, ku diskutimet fillimisht nisën me reagime për deklaratën e lëshuar një ditë më parë nga Ambasada amerikane në Tiranë për shënjestrim të mundshëm të vendit tonë nga Irani. Më pas kanë kaluar në rendin e ditës. Ndërsa qëndronte në karrigen e tij, Gazment Bardhi është fokusuar nga aparati i LSA, teka mban në dorë fjalën që ka përgatitur për këtë seancë e ndarë në pika.
11:38 “Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët”/ Ministri i Brendshëm përplaset me Balliun, deputeti i PD: Njerëzit po vriten duke pirë kafe
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, kërkoi në këtë seancë plenare një interpelancë me ministrin e Brendshme, Besfort Lamallari. Ministri u shpreh në fjalën e tij se Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët shqiptarë.
11:08 Paralajmërimi i ambasadës së SHBA në Tiranë, ministri i Mbrojtjes: Nuk ka vend për shqetësim, thirrja ka qenë për të gjitha vendet europiane, jo vetëm për Shqipërinë
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e dhënë ditën e djeshme nga ambasada amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani. Para se të hynte në Kuvend për seancë plenare, ministri Nufi u shpreh se paralajmërimi është dhënë nga të gjitha ambasadat amerikane në Evropë, jo vetëm për atë në Tiranë, për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme.
10:57 Përplasjet në sallën e Kuvendit, Peleshi ndalon për pak çaste seancën dhe përshëndet ‘spektatorët’ e veçantë në Parlament
Mes përplasjeve në Kuvend, kryetari Niko Peleshi ka ndaluar seancën për pak çaste. Ai ka përshëndetur ‘spektatorët’ e veçantë që morën pjesë në këtë seancë, nxënësit e klasës së 9-të të një shkolle jopublike në Pogradec.
10:37 “Një herë është në Bruksel, një herë është në Kosovë”/ Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Kjo gjë mos të ndodhë më
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikoi në Kuvend mungesën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla. Ai u shpreh se ka kërkuar prej dy muajsh interpelancë me ministrin, i cili nuk është paraqitur në sallë për shkak të një vizite të tij në Kosovë.
10:35 Paralajmërimi i ambasadës së SHBA në Tiranë, ministri Lamallari: I kam kërkuar strukturave të antiterrorit të jenë në komunikim me zyrën e sigurisë së ambasadës
Ministri i Brendshëm Besford Lamallari ka sqaruar se pas postimit të ambasadës amerikane në Tiranë i ka kërkuar strukturave të antiterrorit të jenë në komunikim me zyrën e sigurisë së ambasadës.
10:32 Njoftimi i ambasadës së SHBA/ “Thërrisni Këshillin e Sigurisë”, Peleshi i përgjigjet Mediut: Mos përhapni panik në publik, se jeni dhe deputet me eksperiencë
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është përgjigjur Fatmir Mediut pasi kërkoi që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare një ditë pas njoftimit të ambasadës së SHAB se Irani mund të shënjestrojë vendin tonë.
10:31 “S’ka asnjë informacion zyrtar”, Balla replikon me Mediun pas kërkesës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Ti shko jep hesap para drejtësisë së ke vrarë 26 veta
Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me rrezikun që mund të ketë Shqipëria për ndonjë sulm nga Irani. Gjatë fjalës në Kuvend Balla ka kërkuar që të mos përhapet panik nga deputetët e opozitës, ndërsa iu drejtua Fatmir Mediut duke i thënë se duhet të shkojë dhe të japë llogari para drejtësisë për jetët e humbura në tragjedinë e Gërdecit.
10:29 Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme: Nuk ka arsye për t’u alarmuar, jemi në kontakt me partnerët
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar, pavarësisht paralajmërimit të Ambasadës Amerikane. “Dua të siguroj deputetin Shehu dhe këdo brenda dhe jashtë salle, ne i ndjekim me kujdes të gjitha paralajmërimet e aleatëve tanë. Jemi në kontakt me ata në Uashington, me partnerët në NATO.
10:27 “Siguria kombëtare nuk është çështje kafenesh”/ Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, Bardhi: Kërkojmë që Kryeministri të paraqitet në seancë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ndal te paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për një sulm të mundshëm nga grupet terroriste të lidhura me Iranin. Ai kërkoi interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar këtë çështje si tepër të rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë.
10:22 “Kemi konflikt të hapur me Iranin”, Mediu kërkesë Presidentit: Të thirret urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar presidentit me një kërkesë për të thirrur me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Dua t’i kujtoj kryeministrit që çështjet e sigurisë kombëtare nuk janë ekskluzivitet as i ministrisë, as i kryeministrit. Është Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Unë i kërkoj presidentit që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare”.
10:11 Nis seanca plenare në Kuvend, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës
Ka nisur seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvend. Kryeparlamentari, Niko Peleshi, e ka nisur këtë seancë me prezantimin e rendit të ditës. Në rendin e ditës parashikohet dhe një interpelancë e Kryeministrit Edi Rama me deputeten e PD, Jorida Tabaku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Peleshi i heq fjalën Nokës, opozita bllokon Foltoren

Peleshi i heq fjalën Nokës, opozita bllokon Foltoren “Se s’po...

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

  Nga Kreshnik Spahiu Ne jemi krenuar gjithmonë në Shqipëri me...

Himarë/ Aksion për pastrimin e qytetit, transformohet zona e ish-stacionit elektrik

Vijon puna për pastrimin dhe mirëmbajtjen e çdo zone...

Korçë / Vijon pa ndërprerje pastrimi i borës në rrugën e Panaritit, garantohet qarkullimi për banorët

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonën e Korçës...