Ndeshja me Turqinë, kreu i FFK, Agim Ademi flet për Shqipëria Live: Krenar për këtë ekip, uroj që të kalojmë edhe këtë hap

Kosova do të luajë në mbrëmjen e sotme sfidën vendimtare ndaj Turqisë për një vend në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, një ndeshje kjo që nëse Dardanët e fitojnë do të bëjë që ata të gdhendin emrin e tyre në librin e historisë së këtij kompeticioni madhor.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës në një intervistë për programin Shqipëria Live në Top Channel e konsideroi këtë ditë, si më të rëndësishmen që pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA gati 10 vjet më parë.
‘Për futbollin është dita më e rëndësishme pas pranimit në FIFA dhe UEFA dhe normalisht edhe për Kosovën në përgjithësi sepse të arrish këtu për 10 vjet, ne edhe për pak muaj festojmë 10 vjetorin e pranimit, është sukses. Por gjithsesi ju po e shihni vetë çfarë ndikimi ka futbolli, çfarë ndikimi ka kjo ditë. Unë jam shumë i lumtur që kemi ardhur deri në këtë moment dhe do të falenderoja të gjithë ata që punuan para meje për futbollin, të gjithë të tjerët të cilët gjatë kësaj periudhe, sidomos futbollistët të cilët bashkë me stafin teknik kanë bërë një mrekulli mund të them sepse kemi pasur jashtëzakonisht shumë sfida, ia dolëm dhe jam shumë krenar me këtë ekip. Uroj që edhe sonte ta kalojmë edhe këtë hap që kemi’-tha kreu i qeverisë së futbollit në Kosovë

Ademi më pas vlerësoi në maksimum skuadrën turke, por theksoi se në ndeshje të tilla gjithçka mund të ndodhë
‘Është ekip i fortë, ka individë shumë të mirë, por këto ndeshje që janë kualifikuese asnjëherë nuk i dihet se si shkojnë, pavarësisht se Turqia është skuadër favorite, unë mendoj se jo gjithmonë fiton më i miri. pra përkushtimi është deri në fund. Lojtarët e kanë mendjen aty ku duhet dhe e dinë punën e tyre, rëndësinë e ndeshjes dhe sigurisht duhet të prekin Botërorin sepse është për Kosovën dhe Kosovës i duhet jashtëzakonisht kjo’-përfundoi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...