SKANDAL/ One Albania rrit sërish tarifat celulare, mesazhi: Shkak inflacioni

Rritja e çmimeve do të jetë deri në masën 2.2%, sipas normës së inflacionit mesatar vjetor të publikuar nga INSTAT për vitin 2025. Por e vërteta qëndron që çmimi i naftës apo i produkteve të tjera që janë rritur për shkak të luftës në Iran, nuk kanë asnjë lidhje me çmimin e frekuencave telefonike.

Operatori One Albania ka vendosur që të rrisë çmimet për abonentët e saj duke nisur nga 1 maji. Vendimi për rritjen e tarifave u është njoftuar ditën e djeshme qytetarëve me anë të një mesazhi drejtuar tyre, por pa asnjë shpjegim për arsyet e rritjes së tarifave.

Rritja e çmimeve do të jetë deri në masën 2.2%, sipas normës së inflacionit mesatar vjetor të publikuar nga INSTAT për vitin 2025. Por e vërteta qëndron që çmimi i naftës apo i produkteve të tjera që janë rritur për shkak të luftës në Iran, nuk kanë asnjë lidhje me çmimin e frekuencave telefonike.

Mesazhi i Plotë:

I nderuar Pajtimtar! ONE Albania ju njofton se me efekt nga data 1 Maj 2026, do te pershtase tarifat per sherbimet celulare bazuar ne ndryshimin mesatar vjetor te indeksit te cmimeve te konsumit (ICK) te publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ne nivelin jo me shume se 2.2% mbi tarifen standarde te planit Tuaj tarifor. Kjo pershtatje kryhet ne perputhje me kushtet e kontrates se pajtimit. Ju mund te gjeni ne kete link https://rb.gy/uh8ixt tarifen e perditesuar te planit tuaj tarifor. Per me shume info, ju lutem kontaktoni 123. Faleminderit.

SKANDAL/ One Albania rrit sërish tarifat celulare, mesazhi: Shkak
Mesazhi
Çfarë do të thotë një rritje prej 2.2%?

Rritja e tarifave prej 2.2% do të reflektohet në paketat mujore të abonentëve. Konkretisht, një paketë që kushton 15,000 lekë do të rritet me rreth 330 lekë, duke shkuar në 15,330 lekë në muaj. Ndërkohë, një paketë me vlerë 20,000 lekë do të kushtojë rreth 20,440 lekë pas aplikimit të rritjes. Kjo do të thotë se abonentët do të paguajnë disa qindra lekë më shumë çdo muaj, në varësi të planit tarifor që përdorin.

Nuk është hera e parë që rritet

Kjo nuk është hera e parë që abonentët përballen me rritje tarifash, çka ka sjellë pakënaqësi në rritje, sidomos në një kohë kur kostoja e jetesës vijon të mbetet e lartë. Në fillim të vitit 2024 One Albania, pati njoftuar ndryshime në termat dhe kushtet e përgjithshme për shërbimet e rrjetit celular dhe rrjetit fiks të kategorive Konsumator dhe Biznes, duke vendosur një klauzolë të veçantë, ku rezervonin të drejtën për të indeksuar çmimet e shërbimeve të tyre me normën e inflacionit të vitit të mëparshëm.

One Albania e ka aplikuar rritjen e çmimeve sipas kësaj klauzole. Për herë të parë, kjo u bë më datë 1 qershor 2024 dhe vetëm për pajtimtarët e kategorisë Biznes, ndërsa këtë vit shtrenjtimi duket se do të aplikohet në të gjithë bazën e klientëve të shërbimeve celulare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...