Spitali Rajonal i Elbasanit në arenën botërore të neurologjisë ,Ermal Kurmaku dhe Eni Reka shkëlqejnë në CONy 2026 në Poloni

Spitali Rajonal i Elbasanit ngre sërish flamurin e profesionalizmit në arenën ndërkombëtare. Dy mjekët neurologë, Dr. Ermal Kurmaku dhe Dr. Eni Reka, po përfaqësojnë me dinjitet këtë institucion në World Congress on Controversies in Neurology (CONy 2026), që po zhvillohet në Krakow të Polonisë.

Pjesëmarrja e tyre aktive me punime shkencore në një nga kongreset më prestigjioze globale të neurologjisë është një tregues i qartë i nivelit të lartë profesional dhe përkushtimit që karakterizon shërbimin neurologjik në Elbasan. Ky sukses nuk është vetëm personal për dy mjekët, por edhe një arritje që reflekton zhvillimin dhe standardet në rritje të sistemit shëndetësor shqiptar.

Në një forum ku mblidhen ekspertë të njohur nga e gjithë bota për të diskutuar çështjet më të debatueshme dhe risitë në neurologji, kontributi i mjekëve shqiptarë merr një vlerë të veçantë dhe vendos Elbasanin në hartën e kërkimit shkencor ndërkombëtar.

Urime Dr. Kurmakut dhe Dr. Rekës për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre profesional .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...

Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton një betejë historike, ndryshon ligji i sponsorizimeve

Nga Endi Tufa TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Këshilli...

Të shtëna me armë në Uashington, një person humb jetën dhe katër të tjerë plagosen

SHBA , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Një person ka...